Kamera dixhitale më e madhe në botë realizon foton e parë 3,200-megapiksel - Business Magazine Albania

Kamera dixhitale më e madhe në botë realizon foton e parë 3,200-megapiksel

Hulumtuesit pranë Departamentit të Energjisë SLAC  në Shtetet e Bashkuara testuan me sukses një kamër dixhitale e cila mund të realizojë foto gjigante 3,200-megapiksel.

Imazhet u prodhuan nga 189 sensorë individualë të vendosur së bashku mbi një plan dhe secili prej tyre kap imazhe 16-megapiksel. Kamera teleskop, pasi të jetë përfunduar, do të shkojë në Observatorin Rubin në Kili, ku edhe do të realizojë foto panoramike të qiellit për një dekadë. Të dhënat do të regjistrohen në Studimin e Trashëgimisë së Hapësirës dhe Kohës të Observatorit Rubin-një katalog me fotografi të më shumë galaktikave sesa ka njerëz në Tokë. Përbërë nga tre lente, kjo mendohet se është kamera më e madhe në botë me diametër 1.57-metër në lenten e parë, 1.2 metër në lenten e dytë dhe 72 centimetër në lenten e tretë.

LEXO: Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara

Kamera ka kushtuar 168 milionë dollarë dhe është pranë finalizimit. Ajo do të grumbullojë fotot e 20 miliardë galaktikave dhe do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sesi kanë evoluar gjatë kohë.

ZDNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0