Kaltrina Rexhepi-Hasani: ekonomistja që zgjedh bujqësinë, falë pasionit për livandën dhe bletët - Business Magazine Albania

Kaltrina Rexhepi-Hasani: ekonomistja që zgjedh bujqësinë, falë pasionit për livandën dhe bletët

Kaltrina Rexhepi – Hasani, vendosi të dorëhiqej nga puna e saj si ekonomiste dhe të merrej me bujqësi. Sot Kaltrina ka mbi 150 koshere bletë, ka të mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi e pjepër, si dhe një sipërfaqe tjetër me speca, tranguj, domate, misër dhe fasule.

Pa pasur shmë informacion mbi livandën, Kaltrina Rerxhepi-Hasani filloi kultivimin e kësaj bime në vitin 2021 në fshatin Sharban, në periferi të Prishtinës. Në fillim, Kaltrina me bashkëshortin e saj, Valdetin, e mbollën këtë bimë vetëm si ushqim për bletët, por tani e kultivojnë për ta shitur në treg.

Kaltrina është shprehur se, “Bletët e duan linvandën dhe mjalti i livandës konsiderojnë si mjaltë mbretërorë. Fushat me livandë i kemi mbjellë për bletët dhe për ta shitur në treg. E shfrytëzojmë nga të dyja anët. Ne kemi bletë prej vitit 2006 dhe pak nga pak i kemi shumuar dhe kemi arritur në 160 shoqëri me bletë”.

E pasionuar pas aromës së luleve të livandës dhe natyrës, Kaltrina vendosi të ndryshonte stilin e jetesës. Me një shalqi në dorë nga të mbjellat e saj, Kaltrina shprehet  “Ky do të jetë 13-14 kilogram”. Ajo braktisi punën si ekonomiste në një kompani private dhe nisi të merrej me bujqësi në fushat e Sharbanit. Ajo ka mbjellë 40 arë me livandë, 80 arë me shalqi dhe pjepër, pjesën tjetër: speca, tranguj, domate, fasule dhe misër.

“Ka më shumë se 20 vite që nuk është punuar toka. Është tokë shumë e mirë, është e pastër, nuk ka as pesticide për djegie të barishteve”, thotë ajo,

Punët në fushë Klatrina i kryen kryesisht me bashkëshortin e saj, por gjatë sezonit të verës angazhon edhe anëtarë të tjerë të familjes. “Produktin që marr prej fushës e çoj në treg të freskët. Të gjitha produktet vilen një ditë më herët se t’i nxjerrim në treg”, tregon ajo.

Këtë vit, për herë të parë produktet që ka kultivuar ka arritur t’i shesë tri ditë në javë në tregun mobil në Prishtinë. Konsumatorët nuk mungojnë afër tezgës së saj.

-Njerëzit i marrin këto produkte sepse e dinë që janë të freskëta direkt nga fusha tona.

Qytetarët shprehen të kënaqur me cilësinë dhe çmimin e tyre.

Gjyle Balaj, kliente, shprehet se, “çdo të mërkurë jam këtu, ngase na leverdis neve qytetarëve, për shkak të çmimeve të arsyeshme. Dhe në një formë duam t’i motivojmë të gjithë këta punëtorë që merren me bujqësi, me blegtori”.

E, derisa Kaltrina synon të rrisë sipërfaqen e mbjellë, në Kosovë nuk është shumë i lartë numri i grave që merren me bujqësi. Megjithatë, institucionet janë menduar të rrisin numrin e grave fermere përmes granteve ttë ndryshme të mbështetjes. Numri i grave që kanë përfituar nga këto grante është pak mbi njëmijë.

Evropa e Lire

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0