Kalifornia elektrifikon gjithë shërbimin publik 10 vitet e ardhshme

Kalifornia elektrifikon gjithë shërbimin publik 10 vitet e ardhshme


Për një elektrifikim të transportit publik deri në 2030, Kalifornia ka miratuar një fond gati 740 milionë dollarë. Me qëllim uljen e ndotjes në ajër dhe gazin serë, Komisioni i Shërbimeve Publike, parashikon ngritjen e stacioneve të ngarkimit dhe infrastrukturës në shërbim të automjeteve elektrike për pasagjerët, dhe infrastrukturën në shërbim të kamionëve.

Programi i investimeve parashikohet për 5 vite.

Operatori i stacioneve të ngarkimit të automjeteve elektrike, ChargePoint, theksoi se, programi do të ishte një model për shërbimet publike dhe agjensitë rregullatore në të gjithë vendin.

Dave Packard, zëvendëspresident i kompanisë tha se, “Kjo do të sjellë përfitime të mëdha për shoferët e Kalifornisë, taksistët, shërbimet komunale, operatorët e flotës publike dhe private dhe agjensitë e tranzitit, si dhe përdoruesit e transportit publik”.

Plani tashmë i miratuar, nuk është mirëpritur nga konkurentët. Shoqata e Tregtarëve të Naftës në Kaliforni, e ka cilësuar këtë si një masë në shërbim të kompanive të mëdha të Kalifornisë.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës Ryan Hanretty tha se, “Këto para do të paguhen nga familjet punëtore të Kalifornisë për të mbrojtur fitimet e mëdha të biznesit dhe projektet e financave për 4 % të tregut të automjeteve, të ardhurat mesatare të të cilave kalojnë 100,000 dollarë në vit”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0