Kadastra do të digjitalizohet. Hapen thirrjet për 230 punonjës të rinj - Business Magazine Albania

Kadastra do të digjitalizohet. Hapen thirrjet për 230 punonjës të rinj

Rreth 50 milionë dokumenta pronësie do të digjitalizohen. Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një dalje për mediat bëri të ditur se për këtë qëllim do të ngrihet një strukturë e posaçme, e cila do të merret me skanimin dhe digjitalizimin e çdo dokumenti shkresor apo hartash të ndryshme që kanë të bëjnë me regjistrimin e pronave në vendin tonë.

Kryeministri miratoi strukturën e re të Kadastrës, e cila parashikon edhe ngritjen e qendrës së Kadastrës Digjitale, strukturë që do të jetësojë për projektin e Digjitalizimit. Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash. Jam këtu para jush për të shpallur thirrjen për aplikime pune në këtë organizëm.” – u shpreh Artan Lame

Ai tha se bëhet fjalë kryesisht për dy kategori operatorësh.

Operatorët e skanimit dhe sistemimit të dokumentacionitoperatorët e digjitalizimit të kartelave. Projekti do të zgjasë dy vjet dhe do të shërbejë dhe si shkollë për këta operatorë, që me eksperiencën që do të fitojnë gjatë punës të mund të integrohen më pas në strukturat e Kadastrës.”

Lame bëri të ditur gjithashtu se struktura e re e Kadastrës e miratuar nga Kryeministri do t’i hapi rrugë edhe riformatimit të shumë Drejtorive Rajonale që kanë patur probleme kohët e fundit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0