Junior Achievement of Albania fton të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të marrin pjesë në info-sesionin e organizuar rreth Junior Up 4.0 – programi i tyre i inkubimit i krijuar për të ndihmuar alumni të JAA të çojnë idetë e biznesit dhe sipërmarrjet e tyre në një nivel tjetër!
Çfarë do të përfitoni?
✔ Informacion mbi programin dhe mundësitë që ofron
✔ Inspirim nga eksperiencat e Alumni-t dhe themeluesve të startup-eve
✔ Pyetje & Përgjigje direkte për çdo paqartësi që keni
🌟Ju presim më datë 29 Janar ora 17:30 Online në platformën Zoom
Klikoni në këtë link ose në bit.ly/jup-online për t’u regjistruar
Apliko këtu për tu bërë pjesë e programit të inkubimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.