Joe Biden me betimin e tij si presidenti është tashmë zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u betua të mërkurën si President ndërsa bëri betimin si nënpresidente Kamala Harri.s po ashtu bëri betimin si nënpresidente.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden, ndërsa u asistua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts.
Në fjalën e tij, ai e quajti këtë, “dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”.
Lexo: Masa të rrepta sigurie në prag të inaugurimit të presidentit të ri
Biden është 78 vjeç, ndaj është edhe presidenti më i vjetër amerikan deri më tani. Ai dha mesazhin e unitetit, si nevojë për t’u bashkuar në përballjen me sfidat e shkaktuara nga pandemia. Në SHBA ajo u mori jetën 400 mijë vetave.
Uniteti është plani i tij me një fjalë për përballjen me krizën Covid 19, rekordin e papunësisë, rënien ekonomike etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto