Job fair Tech Soace, një mundësi për programuesit e rinj - Business Magazine Albania

Job fair Tech Soace, një mundësi për programuesit e rinj

Job fair Tech Soace

Studentët në fushën e teknologjisë së informacioni dhe në veçanti të fushës së programimit kanë një mundësi të shkëlqyer këtë fundjave. 15 kompani programimi e marketingu dixhital do të jenë së bashku për të pritur studentët gjatë paradites së 14 Nëntorit.

Aktiviteti zhvillohet tek tech Space. Organizatorët theksojnë se gjatë panairit të punës Tech Soace janë të ftuar studentë të vitit të tretë Bachelor ose studentë të masterit.

Për më të mirët, kjo është një mundësi e mirë punësimi, ndërsa të gjithë kanë mundësi të zhvillojnë praktika pune tek një nga kompanitë e teknologjisë në Shqipëri.

Lexo: Programi Shkollat e Shekullit 21, një program frymëzues për të rinjtë

Secila nga kompanitë do të ketë hapësirën e saj gjatë këtij panairi, ku studentët mund të prezantojnë vetën, arritjet, pasionet dhe objektivat e tyre. Mundësi të suksesshme do të jenë ato ku arritjet dhe objektivat e studentëve të studentëve do të përkojnë me ato të kompanive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0