Jo më sportele, për 26 dokumente merrni vërtetim online - Business Magazine Albania

Jo më sportele, për 26 dokumente merrni vërtetim online


Menaxhimi i kohës mund të bëhet më i lehtë përmes përdorimit të teknologjisë. Administratorë kompanish, ekonomistë, apo edhe individë mund të mos cënojnë ditën e tyre të punës për të marrë dokumentë të nevojshme. E_Albania bën të ditur se mund të shkarkohen online 26 dokumente me vulë dixhitale.  9 prej këtyre u përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për këtë nevojitet të bëhet një regjistrim në web. Ndërkohë, theksohet se nëse këto vërtetime online ju nevojiten për institucione shtetërore, nuk është e nevojshme t’i shkarkoni, pasi ato mund të gjenden nga vetë punonjësit e administratës.

Lista e vërtetimeve online

Vërtetim pensioni

Karta e shëndetit

Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme

Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet

Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme

Lëshim kopje kartele të pasurisë

Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale

Lëshim vërtetim pronësie

Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)

Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme

Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe

Certifikatë familjare

Certifikatë personale

Certifikatë nga akti i vdekjes

Certifikatë nga akti i martesës

Certifikatë nga akti i lindjes

Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit

Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit

Vërtetim për lejen e drejtimit

Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

Vërtetim për regjistrim të investitorit

Vërtetim për pagim detyrimesh

Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)

Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0