Jeta pas infektimit me koronavirusin

Jeta pas infektimit me koronavirusin

koronavirus

Ndërsa kanë kaluar disa muaj nga fillimi i pandemisë, mjekët ende po përpiqen të gjejnë se pse pacientët kanë reagime të ndryshme ndaj koronavirusit. Për Stephen Doneldson i cili i mbijetoi COVID-19, beteja ende nuk ka mbaruar ndërsa ai vazhdon të luftojë për të rifituar disa funksione.

Pas 13 javësh në një spital në Dallas, Stephen Donelson përfundimisht po shkon në shtëpi, ku miqtë dhe të afërmit e presin me padurim.

“Ndjehem i përulur. Teknikisht nuk duhet të isha këtu”, thotë ai. Por beteja e tij me virusin nuk ka marrë fund.

“Riaftësimi nuk është i lehtë. Asgjë nuk ka qënë e lehtë.” Shërimi nga COVID-19 për Donelson ka qënë i vështirë sepse ai kishte një organ të transplantuar dy vite më parë dhe po merrte ilaçe kundër imunitetit kur u infektua me koronavirus.

Mjekën ulën dozën e atyre ilaçeve për të lejuar që trupi i tij të luftonte virusin. Ai u vu në gjumë në mënyrë që makineritë të bënin punën e tyre. Ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin jetën, mjekët mësuan më shumë rreth koronavirusit.

Dr. Kristina Goff është me Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit.

“Për ne është një eksperiencë për të mësuar më shumë. Ka qënë një përvojë emocionale për mjekët, të pasigurtë për të marrë një vendim dhe nevojës për të mësuar shumë dhe me shpejtësi”, thotë ajo.

Mjekët thonë se në rastin e zotit Donelson, ata përdorën një teknikë ku pacienti qëndron i shtrirë në stomak. Fillimisht ai qëndori në këtë pozicion për rreth 16 orë në ditë, thotë Dr. Goff:

“Në rastin e zotit Donelson përdorëm terapi që përdoren zakonisht për të trajtuar problemet e frymëmarrjes, si përshembull tek pacientët me pneumoni në gjendje të rëndë.”

Me kalimin e kohës, thonë mjekët, niveli i oksigjenit u rrit dhe ai u përmirësua aq sa duhet për t’u kthyer në shtëpi. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0