Dëshironi ta çoni karrierën tuaj në një nivel të ri dhe të zbuloni potencialin tuaj drejtues? Atëherë bashkohuni me ne në eventin virtual Access MBA, më 4 dhjetor.
Access MBA edukon, përputh dhe lidh aplikantët e mundshëm për MBA me shkollat e biznesit të akredituara dhe të rangut më të lartë nga e gjithë bota. Më 4 dhjetor do të keni mundësinë ideale për të mësuar më shumë rreth diplomave më të njohura të biznesit në botë. Njihuni me drejtorët e pranimeve të institucioneve kryesore ndërkombëtare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe më shumë.
3 mënyra se si Access MBA ju ndihmon në udhëtimin tuaj profesional:
– Takime one-on-one, seminare GMAT dhe më shumë
Përfitoni nga formatet e shumta tërheqëse – seminare interaktive mbi përgatitjen për teste, prezantime shkollore dhe diskutime në panel me të diplomuarit. Ju mund të shijoni takime one-on-one, online me disa nga shkollat e biznesit më të mira nga e gjithë bota. Planifikoni pyetjet tuaja tani në mënyrë që të merrni të gjitha detajet në lidhje me programet më të mira MBA.
– Eksperiencë e personalizuar
Zgjedhja e një MBA ose MBA Ekzekutive është një përvojë e ndryshme për të gjithë. Në eventin online do të keni një konsulent personal MBA për t’ju udhëhequr në programet që i përshtaten më mirë sfondit dhe pritshmërive tuaja. Më pas, bisedoni one-on-one me përfaqësuesit e shkollave që përputhen me preferencat tuaja.
– Bursa prej 1000 euro për studimet tuaja të biznesit
Në fund të çdo sezoni, Access MBA i jep një studenti të ardhshëm një bursë prej 1,000 euro për t’i ndihmuar ata të financojnë studimet e tyre të biznesit. Për të patur shansin për të fituar çmimin, regjistrohu tani falas dhe përfito sa më shumë nga eventi. Merrni pjesë aktive në diskutime me disa nga shkollat e biznesit pjesëmarrëse dhe mund të jeni fituesi i radhës.
Zgjidhni Access MBA dhe bashkohuni online më 4 dhjetor!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto