Jeni marketerë dhe nuk dini si ta përqafoni AI në punën tuaj? Këto 3 mënyra mund t'ju ndihmojnë - Business Magazine Albania

Jeni marketerë dhe nuk dini si ta përqafoni AI në punën tuaj? Këto 3 mënyra mund t’ju ndihmojnë

Jeni marketerë dhe nuk dini si ta përqafoni AI në punën tuaj? Këto 3 mënyra mund t'ju ndihmojnë

Tani që inteligjenca artificiale është bërë pjesë e jetës profesionale dhe personale të njerëzve, duhet ta pranojmë , ata mendojnë për të pothuajse gjithmonë. Është bërë si një “Perandori Romake”(një gjë për të cilën mendohet shpesh)për ta.Edhe pse ata eksperimentojnë vazhdimisht me mënyra të reja për të përdorur inteligjencën artificiale , ndihen ende sikur ka shumë gjëra që nuk dinë dhe që mund t’i ndihmojnë të përmirësojnë mënyrën se si drejtojnë agjencitë e tyre të marketingut. Dhe nuk janë të vetmit: 50% e marketerëve besojnë se “mungesa e përdorimit të duhur të AI i pengon ata të arrijnë objektivat e tyre.

Prandaj, janë kontaktuar fitueset e Women in Content Marketing Awards(një program që ato dhe bashkëthemelueset e tyre krijuan si përgjigje ndaj mungesës së përfaqësimit brenda industrisë së tyre). Ky grup i liderëve të mendimit të jashtëzakonshëm ndanë mënyrat se si kanë përdorur AI për të përfituar  dhe ato që kanë mësuar gjatë procesit të eksperimentimit.

Lexo edhe:Adam Grant: Kjo shprehje e shkurtër tregon inteligjencë të ulët emocionale

1.Përdoreni për të kursyer kohë
Ato kanë dëgjuar se AI mund t’i bëjë më efikase planifikimet e  takimeve, duke gjeneruar informacione dhe duke përfunduar automatikisht përgjigjet e email-eve. Por , disa mjete mund t’i bëjnë më të shpejtë duke “ndezur një zjarr” nën procesin e tyre krijues.”Ato përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar me idetë për temat dhe kërkimet, kështu që mund të kushtojnë më shumë kohë për të shkruar shkrime më të gjata. Inteligjenca artificiale gjithashtu mund të jetë e dobishme kur intervistohet një drejtor biznesi ose një ekspert i një fushe. Mjete të inteligjencës artificiale janë përdorur edhe  për të gjeneruar transkripte nga intervistat dhe podcastet. Ato pëlqejnë të testojnë dhe integrojnë vazhdimisht mjete të ndryshme sepse tregu lëviz shumë shpejt.

2.Përdoreni për të marrë vlerësime për punën tuaj
Një freelancer i pëlqen një mjet që përdor inteligjencën artificiale  gjenerative për të vlerësuar punën e saj dhe për të bërë sugjerime që mund të përmirësojnë gramatikën, tonin dhe qartësinë e përgjithshme të shkrimit. Dhe bëhet edhe më i sofistikuar: Tani inteligjenca artificiale është “e zgjuar” sa të ofrojë mendime subjektive për punën e tyre krijuese. Si shembull, një mjet i inteligjencës artificiale i lançuar në fillim të vitit 2023 nga një kompani mediatike, vlerëson shumëllojshmërinë e komunikatave për shtyp. CEO dhe themeluesi i kompanisë mediatike dhe Fituesi i Çmimit të Liderit të Marketingut WICMA të Vitit, shpjegon pse kompania e tyre krijoi këtë mjet: “Në një peizazh mediatik ku komunikatat për shtyp duhet të përdoren vetëm për njoftimet më të rëndësishme të kompanisë, ata kombinuan ekspertizën, njohuritë dhe përvojën e marrëdhënieve me publikun të ekipit të tyre me automatizimin e inteligjencës artificiale për të krijuar një mënyrë për bizneset të përcaktojnë nëse njoftimi i tyre është vërtet ‘lajm’ apo është ‘gjumë’.”

3.Përdoreni për të thjeshtuar informacionin kompleks
Kelly Meehan Brown, redaktore  në Foundry 360 dhe Fituesja e Rising Star WICMA, mësoi nga një webinar i dhënë nga Search Engine Journal se çelësi për të përdorur inteligjencën artificiale është të mësosh informacionin e duhur për ta ushqyer atë. Ajo këshillon të kërkosh nga inteligjenca artificiale të marrë një rol. Ju mund të përdorni këtë indicie: “Ju jeni një marketer ekspert i marketingut të përmbajtjes. Qëllimi juaj është të krijoni një faqe  që do t’ju ndihmojë të bindni një perspektivë të konsiderojë këtë program përmbajtjeje.” Meehan Brown rekomandon të ushqeni inteligjencën artificiale me përmbajtje dhe materiale referimi që ofrojnë kontekst. Vendosni parametra si “faqja  nuk duhet të jetë më shumë se 350 fjalë ” dhe jini të përgatitur të përsosni vazhdimisht për t’ju ndihmuar të afroheni më shumë me atë që dëshironi. “Mos prisni përsosmëri në përpjekjen e parë,” sugjeron ajo. “Sa më i detajuar të jetë informacioni që ushqeni, aq më shumë do të mësojë stili juaj, dhe aq më saktë do të bëhet.” Meehan Brown gjithashtu i pëlqen të përdorë ChatGPT për t’u ndihmuar të kuptojë të dhënat e mediave sociale që ajo mbledh. “Në vend që të llogaris manualisht rritjet e angazhimit për çdo kanal social nga muaji në muaj ose nga viti në vit, i dhashë këto të dhëna të konsiderueshme inteligjencës artificiale,” thotë ajo. “Me nxitjet e duhura dhe përsosjen e hollësishme, një raport që do të kishte marrë orë për t’u përpiluar më parë u realizua në pak minuta.”

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0