Jeff Bezos planifikon të dërgojë për herë të parë një grua në Hënë - Business Magazine Albania

Jeff Bezos planifikon të dërgojë për herë të parë një grua në Hënë

Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos po konkurron për kontrata fitimprurëse të qeverisë ndërsa kompania e tij hapësinore po përgatit raketën e saj të parë orbitale.

Jeff Bezos thotë se kompania e tij hapësinore do të dërgojë një grua në sipërfaqen e Hënës për herë të parë. Miliarderi i Amazon njoftoi për planet e tij në një postim në Instagram, duke postuar një video të një prove motori në NASA Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Ai shkroi: “Ky (BE-7) është motori që do ta çojë gruan e parë në sipërfaqen e Hënës”.

LEXO: Jeff Bezos thyen rekordin e pasurisë së tij, fitime të larta gjatë COVID-19

Motori është zhvilluar nga kompania hapësinore e Bezos, “Blue Origin”, dhe ka pasur 1,245 sekonda kohë prove.  “Blue Origin” po konkurron me “SpaceX” dhe “Dynetics” të Leidos në pronësi të Elon Musk për të fituar një kontratë për të ndërtuar sistemin e ardhshëm për të dërguar njerëzit në hënë deri në vitin 2024 si pjesë e programit të saj Artemis.

Dy nga tre kompanitë do të zgjidhen në mars për të vazhduar ndërtimin e prototipave të tyre, megjithëse ka shqetësime në lidhje me mungesën e fondeve të vëna në dispozicion nga Kongresi. “Blue Origin” u themelua nga Bezos në vitin 2000 dhe synon të sigurojë qasje me kosto të ulët në hapësirë.

SKY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0