Jeff Bezos dhe Elon Musk në garë për ndërtimin e qendrave të të dhënave të AI në hapësirë - Business Magazine Albania

Jeff Bezos dhe Elon Musk në garë për ndërtimin e qendrave të të dhënave të AI në hapësirë

Jeff Bezos dhe Elon Musk në garë për ndërtimin e qendrave të të dhënave të AI në hapësirë

Milarderët e teknologjisë Jeff Bezos dhe Elon Musk po garojnë për të qenë të parët që do të ndërtojnë qendra të dhënash për inteligjencën artificiale në hapësirë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal, duke cituar burime të afërta me çështjen.

Kompania hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin, ka më shumë se një vit që po punon në zhvillimin e teknologjisë së nevojshme për krijimin e qendrave të të dhënave të AI në orbitë, sipas një personi të njohur me projektin.

Ndërkohë, SpaceX e Elon Musk planifikon të përdorë një version të përmirësuar të satelitëve Starlink për të mbajtur ngarkesa kompjuterike të dedikuara për inteligjencën artificiale. Sipas raportit, kjo teknologji është prezantuar si pjesë e një shitjeje aksionesh që mund ta vlerësojë SpaceX deri në 800 miliardë dollarë, duke u bazuar në diskutimet e personave të përfshirë.

Lexo edhe: Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Ideja e qendrave të të dhënave në orbitë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga gjigantët e teknologjisë, në një kohë kur qendrat tradicionale në Tokë po rrisin ndjeshëm kërkesën për energji elektrike dhe ujë, veçanërisht për ftohjen e serverëve.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, në muajin tetor parashikoi se qendra të dhënash në shkallë gigavati do të ndërtohen në hapësirë brenda 10–20 viteve të ardhshme, duke theksuar se energjia diellore e pandërprerë do t’i bëjë ato më efikase sesa qendrat tokësore. “Ne do të jemi në gjendje të tejkalojmë koston e qendrave të të dhënave në Tokë duke i ndërtuar ato në hapësirë, brenda dy dekadave të ardhshme,” u shpreh Bezos. “Këto klasterë gjigantë për trajnimin e AI do të jenë më të përshtatshëm për t’u ndërtuar në hapësirë, sepse atje kemi energji diellore 24/7. Nuk ka re, nuk ka shi dhe nuk ka ndikim nga kushtet e motit.”

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0