Je grua sipërmarrëse dhe je prekur nga pandemia? Kontribuo në skanimin e situatës, duke plotësuar anketën e Dhomës Ekonomike të Gruas - Business Magazine Albania

Je grua sipërmarrëse dhe je prekur nga pandemia? Kontribuo në skanimin e situatës, duke plotësuar anketën e Dhomës Ekonomike të Gruas

anketë

Pandemia po rrit ditët e fundit presionin e saj me një valë të katërt, kësar radhe me variantin Delta. Edhe pse sot kemi më shumë të vaksinuar se më parë, shifrat e infektimeve po rriten dhe rreziku për t’u përballur me një tjetër sfidë është afër.

Dhoma Ekonomike e Gruas, prej një viti ka ngritur shqetësimin, nisur nga vlerësimet e anëtareve të saj, se gratë sipërmarrëse janë prekur më shumë nga kjo pandemi.

Në disa takime me gratë në biznes, por edhe institucionet financiare dhe institucione publike, shqetësimi kryesor i grave sipërmarrëse është aksesi në financë, zhvillimet në treg, me luhatje të kërkesës në segmente të ndryshme.

Vetë gratë sipërmarrëse theksojnë se janë angazhuar më shumë drejt risive, duke ardhur me produkte apo shërbime të reja.

Për të kuptuar më shumë mbi efektet e pandemisë në sipërmarrjet e drejtuara nga gratë, Dhoma Ekonomike e Gruas ka ndërmarrë një anketë me gratë sipërmarrëse.

Antonela Hako, Kryetare e Dhomës, thotë se, “kjo anketë synon të identifikojë shqetësimet konkrete me të cilat po përballet biznesi. Pas identifikimit të tyre, do të synojmë gjetjen e mundësive për t’i tejkaluar këto sfida. Në këtë drejtim ne do të ndërmarrim hapa si Dhomë, duke komunikuar me institucionet pëgjegjëse për marrjen e masave lehtësuese”.

Nëse jeni një grua sipërmarrëse, në hapat tuaj të parë, apo edhe me përvojë tashmë në treg, Dhoma ju fton të shprehni zërin tuaj përmes plotësimit të anketës më poshtë.

Plotëso Anketën

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0