Jazeera Airways fillon fluturimet nga Tirana - Business Magazine Albania

Jazeera Airways fillon fluturimet nga Tirana

Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, do të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, Jazeera u ofron turistëve nga Kuvajti një destinacion të bukur pushimesh ne nje vend te Ballkanit dhe gjithashtu hap mundësi për udhëtarët nga Shqipëria për t’u lidhur me gamën e gjërë të vëndeve në rrjetin e saj duke përfshirë destinacione të njohura si Jeddah dhe Dubai.

Rohit Ramachandran, Drejtor Ekzekutiv i Jazeera Airways u shpreh “Me nisjen e linjës sonë të re për në Shqipëri ne tani fluturojmë direkt në dymbëdhjetë destinacione në Evropë. Kjo është në përputhje me planet tona për të zgjeruar opsionet e udhëtimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm si për pasagjerët në hyrje ashtu edhe për ata që dalin në rrjetin Jazeera.”

Jazeera Airways fluturon në 63 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Jugore dhe në Evropë. Shqiptarët mund të vizitojnë destinacione turistike si Kajro, Sharm El Sheik dhe Dubai ose të nisin një udhëtim fetar në Arabinë Saudite me një qëndrim të përshtatshëm në Kuvajt përmes terminalit të aeroportit të Jazeera, T5 (Terminali 5 i Jazeera).

Gazmend Haxhia, President i Landways International, partner lokal i Jazeera Airways në Shqipëri, u shpreh: “Ne jemi të emocionuar që shohim Jazeera Airways të fluturojë në Tiranë këtë verë, pasi kontribuon shumë në afrimin e Kuvajtit dhe Shqipërisë. Kjo rrugë e re do të ndihmojë në lehtësiminJazeera Airways fillon fluturimet nga Tirana e lëvizjes për pasagjerët qe udhetojne për pushime dhe biznes nga të dy vendet, si dhe nga rajoni e më gjerë. Kjo lidhje tregon gjithashtu potencialin e të dy tregjeve. Ne jemi të kënaqur me besimin e dhënë tek Landways si partner vendas dhe jemi të sigurt për suksesin e Jazeera Airways në tregun shqiptar.”

Lexo: Gazeta Bild nis të pushojë gazetarët, mbështetur në AI

Për të rezervuar fluturime në Jazeera Airways, mund të vizitoni faqen e internetit të linjës ajrore (www.jazeeraairways.com) ose aplikacionin Jazeera.

– Tre fluturime në javë për të mirëpritur turistët në Tiranë
– Udhëtarët per destinacionet e reja mund të lidhen me lehtësi me qytetet e
njohura si Kajro, Sharm El Sheik, Dubai, Jeddah dhe Medinë

Flight Schedule

Flight Number Frequency From To Departure

(Local Time)

Arrival
(Local Time)
J9 369 Tuesday, Thursday, Saturday Kuwait Tirana 22:40 02:20
J9 370 Wednesday, Friday, Sunday Tirana Kuwait 03:05 08:25

Flight schedules are subject to change 

Rreth Jazeera Airways:

Jazeera Airways operon fluturime komerciale dhe mallrash nga terminali i saj Jazeera T5 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Linja ajrore fluturon në 63 destinacione të njohura në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikë dhe Evropë, duke përfshirë destinacione biznesi, argëtimi, fetare dhe fundjave me kërkesa të larta.

www.Jazeeraairways.com

Nita.bhatkar@jazeeraairways.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0