Java Globale e Sipërmarrjes, e mbushur me aktivitete që nuk duhen humbur - Business Magazine Albania

Java Globale e Sipërmarrjes, e mbushur me aktivitete që nuk duhen humbur

Java Globale e Sipërmarrjes (GEW) është eventi më i madh në botë i sipërmarrjes, një koleksion i dhjetëra mijëra aktiviteteve, garave dhe ngjarjeve në 170+ vende çdo Nëntor. Ngjarje që synojnë ta bëjnë më të lehtë për këdo, nisjen dhe zgjerimin e një kompanie.

Diversiteti është një shtytës i inovacionit dhe ekonomitë vuajnë nëse një komb ose grup njerëzish nuk janë të përfaqësuar ose përballen me barriera strukturore – bota ka nevojë për më shumë sipërmarrës. 

Mundësuar nga Fondacioni Kauffman, Java Globale e Sipërmarrjes është zgjeruar në mbi 170 vende që nga fillimi i saj në 2008 me 20,000 organizata partnere që shërbejnë tani si shtylla kryesore të GEN për ndërtimin e komunitetit.

Këtë javë, 8-14 Nëntor 2021, Java Globale e Sipërmarrjes do të mbledhë një gamë të gjerë profesionistësh, sipërmarrësish, figura të rëndësishme të fushave politike dhe njerëz nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në shumë aktivitete.

 

  • Inkubatorët Akademikë të Biznesit që nxisin inovacionin

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen hap dyert e Ministrisë për studentët, universitetet dhe sipërmarrje të fushave e kategorive të ndryshme për të ndarë historitë e suksesit të nxjerra nga inkubatorët e sipërmarrjes/inovacionit brenda tyre. Gjithashtu, do të bëhet një follow up me historitë e suksesit për të parë vijimësinë dhe rrugëtimin e tyre. Dyert e ministrisë do të qëndrojnë të hapura gjatë javës duke mundësuar aktivitete të larmishme. 

  • Kanavaca e Edukimit për Sipërmarrjen: Dizajnimi i Arsimit që Aktivizon Mendësinë Sipërmarrëse të Studentëve

Qëllimi kryesor i këtij eventi është të aktivizohet mendësia sipërmarrëse e studentëve dhe t’i mësojë ata se si të krijojnë vlera në kontekste të pasigurta, autentike duke lejuar eksperimentimin, sjelljen ndaj rrezikut dhe dështimit, me të ftuar: Yvette Baggen dhe Erik Boer.

  • Nata e hapjes

Data 8 Nëntor, ora 6 pasdite.

  • Programe Mbështetëse të Sipërmarrjes në Shqipëri

Eventi ka për qëllim prezantimin e programeve që janë duke ndodhur ose që do të hapen së shpejti, si dhe për të ndarë mundësitë, të cilat u ofrohen sipërmarrjeve të reja për zhvillimin e ideve të tyre.

9 nëntor, ora 1:30 paradite

  • Mendo globalisht dhe bëhu global që në fillime – mësime nga avokatët globalë të teknologjisë

Mbështetës të teknologjisë globale nga Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, MB, nordikët dhe Emerging Europe ndajnë përvojat e tyre të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërkombëtarizimit dhe të pasurit një mentalitet global kur fillon karrierën e një sipërmarrësi. 

  • Startup Grind Tirana me Vasil Naçin (Agna Group)

Vasil Naçi (CEO and President of Agna Group), 9 Nëntor në Plaza Hotel. Ai do të tregojë historinë e tij të jetës në biznes dhe sigurisht edhe mësimet e marra në një rrugëtim mbi 30 vite në biznes.

  • Turizmi Detar- Potenciali i sipërmarrjeve detare në Shqipëri

Për të folur për këtë sektor kaq të rëndësishëm do jenë të ftuar:

Ilir Ciko nga Albanian Water Sports

Iir Bako nga Albania Adventure

Bledi Stafa nga Venus Yachting 

 Alban Perkolaj nga Federata Shqipetare e Kanotazhit.

  • Gratë Sipërmarrëse

Një event dedikuar grave sipërmarrëse në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. 

10 Nëntor, ora 5 pasdite. Ato do të tregojnë për aktivitetet e tyre. Mundësi shumë e mirë për network dhe për të shpalosur interesat e tyre. 

  • Albanian Tech Talks

Më 10 nëntor, AlbaniaTech do të marrë pjesë në GEW me AlbaniaTech Talks, një panel diskutimi që do të sjellë së bashku të ftuar nga bota e sipërmarrjes si dhe profesionistë të cilët do të ndajnë përvojat dhe opinionet e tyre mbi tema të ndryshme që lidhen me startup-et, teknologjinë, kriptomonedhën dhe të ardhmen në botën e biznesit. Nëse jeni i varur nga teknologjia, sipërmarrës i ardhshëm ose thjesht i apasionuar pas botës së sipërmarrjes, bashkohuni me ne në orën 6 pasdite.

10 Nëntor, ora 6 pasdite. 

  • 40 Nën 40 Podcast

Një event nga Bloconomy mbi iniciativën e tyre 40 under 40/

10 Nëntor, ora 7 pasdite

  • Inkubatorët dhe hapat e parë të një Startup

Metropolitan Incubator në kuadër të GEW 2021 Albania do të organizojë eventin “Incubators and the first steps of a startup” event i konceptuar në formën e një prezantimi që synon të prezantoj konceptin e inkubatorëve dhe kontributit të tyre në zhvillimin e startups si dhe hapat e parë të ngritjes së një biznesi.

11 Nëntor 2021

Ora 11:45-13:15

Venue: Salla Steve Jobs – UMT

  • Eventi i lançimit të rrjetit të Junior Achievement Alumni

Një event nga rrjeti i Junior Alumni dhe pjesëmarrësit e programeve të JAA të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në këto programe. 

11 Nëntor, ora 5 pasdite në Coolab

  • Edicioni i akselerimit “Mëngjes me themelues”

Një event nga Uplift, mëngjes me themelues dhe pjesëmarrësit e Akseleratorit Uplift. 

12 Nëntor, ora 10 e mëngjesit. 

  • Financat e startup-eve dhe ndërtimi i kompanisë tuaj

Me pjesëmarrjen e Erold Kamberi and Albana Karapanço, 12 Nëntor, ora 11.00- 13.00 në Coolab Tirana.

  • Talking Session

Një event nga INNVEST, 12 Nëntor, ora 11 e paradites, në Destil Creative Hub.

  • Nënat që punojnë: Si bota e punës e ka normalizuar një nga sfidat më të mëdha për gratë

Një event nga Women Founders Network Albania, në 12 Nëntor, ora 5 pasdite, në Coolab tirana.

  • Diskutim i panelit të AWE

Pjestaret e AWE (Akademia e Grave Sipërmarrëse) mblidhen së bashku në një panel bisedash në Destil Creative Hub, vendi ku nisi udhëtimi i tyre, për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre me të tjerët në industrinë e sipërmarrjes.

13 Nëntor, ora 3 pasdite

  • “NextGen Entrepreneurs – Një odë për gratë”

13 Nëntor, ora 6 pasdite

  • Nightfix

Në përfundim të GEW, do të shfaqet dokumentari Generation Startup, nga Cynthia Wade dhe Cheryl Miller Houser, që tregon jetën e gjashtë të rinjve nga Detroiti në rrugëtimin disa mujor të ndërtimit të startupeve të tyre.

14 Nëntor, ora 7 pasdite

Bëhuni pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0