Java e eventit më të madh të teknologjisë në vend, Future2Tech vjen me 21-22 shtator në Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Java e eventit më të madh të teknologjisë në vend, Future2Tech vjen me 21-22 shtator në Pallatin e Kongreseve

Future2Tech

Kjo javë vjen me një event të rëndësishëm për sipërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjet që lidhen me të. Future2Tech, është panairi i parë, dedikuar teknologjisë dhe inovacionit, i cili vjen nga Iceberg Communication dhe AlbaniaTech, me datat 21-22 Shtator.

Ndaj planifikoni këto data për një vizitë në panair, takime me përfaqësues të kompanive tech, të njiheni me produkte inovative, madje të përfitoni edhe nga oferta dhe surpriza të parashikuara nga kompanitë.

Organizatorët e eventit bëjnë të ditur se krahas qindra brandeve dhe kompanive vendase e ndërkombëtare, Future2 Tech do të sjellë edhe disa evente për të mos u humbur.

Në panelet e parashikuar në dy ditët e eventit, do të diskutohet për teknologjinë në edukim, fintech, risitë në treg, AI, etj.

Panairi i teknologjisë pritet të krijojë mundësi të reja ndërveprimi mes sipërmarrjeve të kësaj fushe, si dhe rritjen e shfrytëzimin e teknologjisë në të gjitha proceset tona krijuese.

Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication, tregon se ky event, “ka ngjallur një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë, qoftë për produktet hardware, ashtu dhe për produktet dhe shërbimet software. Ne, si organizatorë jemi shumë entuziastë rreth nivelit të pjesëmarrësve në panair. Mes pjesëmarrësve, partnerët mbështetës janë kompanitë lider në teknologji, jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe më gjerë. Partnerët tanë si Vodafone Albania, Dev.al, PC Store, Communication Progress, Alba Media etj. synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve, e më gjerë”.

Mes fushave pjesëmarrëse, do të dominojnë kompanitë që ofrojnë shërbime software, fintech, gaming etj. Por, nuk mbeten prapa dhe kompanitë më në zë për produkte hardware, gjithashtu me pajisje si printera, VR, etj.

Lexo: Panairi Future2Tech, një mundësi për industrinë tech. Flet Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication

Panairi nis me Ceremoninë e Hapjes, që hap siparin e dy ditëve të ngjeshura me takime dhe aktivitete, për të vijuar më pas me një panel drejtuesish të kompanive më të mëdha në vend për një Business Talk. Në takimin që organizohet në zonën e eventeve, drejtuesve të bizneseve teknologjike do të rrëfejnë vizionin e tyre për të ardhmen e teknologjisë.

Folës ndërkombëtarë, siç është Sirous Kavehercy, do të jenë pjesë e eventit, ku do të informojnë dhe të na entuzazmojnë me informacione interesante rreth fushës së teknologjisë dhe edukimit si shtyllat kyçe të panairit në tërësi.

Shumë ngjarje do të ketë në zonën e Eventeve, e pozicionuar në qendër të sallës së panaireve. Në çdo orar ka aktivitete në formën workshop, forum, panel diskutimi, etj.

Nëse jeni më shumë të interesuar për produktet, ka një zonë tjetër në panair që e quajtur Demo Zone, ku do të bëhet prezantimi i produkteve dhe shërbimeve dhe që do të jetë live streaming gjatë gjithë kohës.

Organizatorët ju mirëpresin në panair, 21-21 shtator në Pallatin e Kongreseve dhe për një përvojë më të mirë rezervoni vizitën tuaj Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0