Në Japoni po inkurajohen në mënyrë aktive fëmijët në shkolla dhe fuqinë punëtore të zbulojnë benefitet që vijnë nga e qara.
Hidefumi Yoshida, është një mësuese në gjimnaz e cila jep prej 6 vitesh leksione në kompani të ndryshme për rëndësinë e të qarit.
“Lotët janë me efektive se e qeshura apo gjumi në reduktimin e stresit. Nëse qan një herë në javë, ti mund të jetosh një jetë pa strese,” thotë ajo.
Në vitin 2015 Japonia, aplikoi kontrolle të detyrueshme të stresit në vendin e punës për kompanitë me më shumë se 50 punonjës.
Japonia, si shumë shtete të tjera, së fundmi ka filluar të përballet me shqetësimet e shëndetit mendor që shumë individë përjetojnë. Deri në vitin 1990, depresioni ishte një term jo shumë i njohur dhe që përdorej vetëm në profesionin e psikiatrit.
Si ndihmon e qara?
Në një studim prej 30 vendeve, shumica e të anketuarve pranuan se ndiheshin më mirë pasi qanin, ndërsa më shumë se 70% e mjekëve klinikë i inkurajojnë në mënyrë aktive klientët të qajnë.
Trupi i njeriut prodhon tre lloje lotësh: refleks, i cili largon mbetjet; të vazhdueshme, të cilat i mbajnë sytë me lagështi; dhe emocionale, të cilat studimet kanë gjetur se kanë përfitime të caktuara shëndetësore.
Në fillim të viteve 1980, Dr. William Frey zhvilloi disa nga studimet e para përse njerëzit qajnë dhe zbuluan lotët emocionalë ose “lactrication psikike” siç e quajti ai, të cilët përmbajnë hormonet e stresit që dalin jashtë kur qajmë.
Ai tha për New York Times: ”Të qash është një proces çlirues … gjatë të cilit një substancë del nga trupi. Proceset e tjera ekzokrike, si frymënxjerrja, urinimi, jashtëqitja dhe djersitja, bëjnë lirimin e substancave toksike nga trupi. Pikërisht dhe qarja bën të njëjtën gjë, duke lëshuar kimikate që trupi prodhon në përgjigje të stresit.”
Ka gjithashtu dëshmi se duke qarë ngadalësoni frymëmarrjen tuaj, e cila ju ndihmon të relaksoheni dhe stimulon prodhimin e endorfinës së mirë.
Junko Umihara, profesor në Shkollën Mjekësore të Nippon, tha për Japan Times: “Lotët janë një veprim i vetëmbrojtjes kundër akumulimit të streseve”.
Kur e ndalojmë veten të qajë, sepse e shohim atë si një shenjë dobësie mund të rrisim gjasat për të vuajtur nga problemet e shëndetit mendor.
”Në shoqërinë tonë, burrat në veçanti janë të dekurajuar nga të qarat. Nëse lotët ulin efektin e stresit, duke i penguar ato, ne mund të rrisim ndjeshmërinë ndaj çrregullimeve të stresit.”
/WeForum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto