Sipas Nissan, ekzistojnë më shumë pika të ngarkimit elektrik sesa pika karburanti në Japoni. Prodhuesi japonez i makinave raportoi se numri i pikave të ngarkimit të makinave elektrike ka kaluar shifrën e 40,000 përkundër atyre të karburanteve prej 35,000.
Ndërsa tregu i makinave rritet, infrastruktura mbështetëse gjithashtu ka njohur një hov të paprecedentё. “Një element jetik për rritjen e tregut të makinave elektrike padyshim është zhvillimi i një infrastrukture mbushjeje,” shprehej Joseph Peter i cili shërben si CFO pranë Nissan.
Me shtimin e këtyre rrjeteve, makinat elektrike do të shndërrohen në një opsion serioz në të gjithë botën. Edhe industria nga ana tjetër po përpiqet tu përshtatet këtyre nevojave infrastrukturore. Tesla ka rrjetin e saj të pikave të mbushjes. Volkswagen dhe BMW gjithashtu kanë bashkuar forcat për ndërtimin e një rrjeti të tillë.
Lajmet që vinë nga Japonia janë inkurajuase. Me teknologjitë e reja dhe në përmirësim të baterive dhe shtimit të pikave të mbushjes, nuk do të kalojë shumë kohë përpara se makinat elektrike të bëhen një trend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
