Japonia dhe Hong Kongu pas dy vitesh hapin dyert për turistët - Business Magazine Albania

Japonia dhe Hong Kongu pas dy vitesh hapin dyert për turistët

Japonia do të hapë dyert për turistët e vaksinuar, pas më shumë se dy vjetëve me kufij të mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Prej 11 tetorit, turistët do të mund të vizitojnë këtë shtet pa viza dhe nuk do të kenë nevojë të angazhojnë agjenci udhëtimi.

Edhe kufizimi në numrin e turistëve që mund të hyjnë brenda shtetit në baza ditore, është hequr po ashtu. Megjithatë, që të hyjnë, vizitorët ende do të duhet të tregojnë dëshmi se kanë marrë tri vaksina kundër koronavirusit dhe një test negativ.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë ishte një nga fuqitë e fundit aziatike që i mbajti kufijtë e saj të mbyllur për shkak të Covid.

Shkalla  e vdekjeve atje  është më e ulëta në mesin e kombeve më të pasura në botë, ndërsa shkalla e vaksinimit të vendit është ndër më të lartat.

Lexo edhe: Ulje të vështira ,pistat më të frikshme të avionëve në botë!

Japonia gjithashtu kurrë nuk urdhëroi bllokime ose mbajtjen e maskave, por shumë vendas adoptuan me lehtësi masat mbrojtëse.

Ndërkohë pas Japonisë edhe Hong Kongu ka njoftuar përfundimin e heqjen e karantinës për turistët ndërkombëtarë pas më shumë se dy vjet e gjysmë kontrollesh të rrepta pandemike.

Sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga 26 shtatori, udhëtarëve që vijnë do t’u kërkohet t’i nënshtrohen tre ditëve të vetë-monitorimit pas mbërritjes.

Ndërkohë edhe Tajvani tha se synon të heqë karantinën e detyrueshme më 13 tetor nëse ishulli rezulton se e ka kaluar kulmin e shpërthimit të tij të fundit  nga Omicron BA-5.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0