Dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare janë mirëpritur nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Ministri theksoi në mediat sociale se, Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhiku, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.
“Kënaqësi të mirëpresja sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare.
Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi.
Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi.
Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë”, shkruan ministri Hasani në Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto