Janë hapur aplikimet për shkollën verore të sipërmarrjes


Shkolla e parë Verore Ndërkombëtare e Sipërmarrjes në Ballkan (The Balkans International Entrepreneurship Summer School) do të zhvillohet në datat 28 Gusht- 5 Shtator, 2019 në Tiranë, drejtuar nga lektori dhe sipërmarrësi i njohur shqiptar Gazmend Haxhia, Prof. Dr. Gregg Fairbrothers dhe Catalina Gorla nga Dartmouth College në SHBA, e të tjerë.

Programi, i cili kombinon liderët e sipërmarrjes nga vende të ndryshme të botës, investitorë dhe mentorë lokalë, do ju prezantojë me një rrjet ekskluziv individësh që mund të ndihmojnë zhvillimin e një ideje e ta kthejnë atë në biznes.

Ky program edukativ dhe trajnues, do të jetë intensiv dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Çfarë përfshihet:

  • Një projekt sipërmarrës i zhvilluar në ekipe, i rafinuar përmes prezantimeve paraprake të ekipit dhe duke përfunduar me një prezantim final në një panel sipërmarrësish dhe investitorësh të suksesshëm
  • Vizita në terren në Shqipëri dhe Kosovë në inkubatorët dhe organizatat e tjera të fokusuara në zhvillimin ekonomik nëpërmjet sipërmarrjes
  • Sesionet e mentorimit me folësit e kurseve, sipërmarrësit dhe investitorët e suksesshëm

Shkolla Verore BIESS do të zhvillohet nga data 28 Gusht – 5 Shtator 2019. Programi do të përqendrohet në përshtatjen e njohurive globale në rajonin e Ballkanit si dhe në veçanti në Shqipëri dhe do të përfshijë të mësuarit dhe diskutimet mbi temat e mëposhtme:

  • Ambienti sipërmarrës i rajonit të Ballkanit, kuadri shoqëror dhe ekosistemi
  • Bazat për zhvillimin e ideve premtuese dhe kthimin e tyre në biznese të suksesshme
  • Sfidat e administrimit të biznesit
  • Lidhja midis rreziqeve dhe mundësive të sipërmarrjes

Për detaje të tjera dhe/ose për të aplikuar, ndiqni udhëzimet në linkun http://biess.org.al/apply-biess/ ose kontaktoni në: [email protected]

Bashkohuni programit më ekskluziv në Tiranë në 28 Gusht – 5 Shtator dhe përfitoni nga rasti për të ndërtuar e zhvilluar një ide biznesi brenda një jave!

Aplikimet do të pranohen deri në datën 30 Qershor.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale