Janar-nëntor, eksportet rriten 13% - Business Magazine Albania

Janar-nëntor, eksportet rriten 13%


Tregjet ndërkombëtare vijojnë të jenë të mbara për eksportet tona. Ndonëse kanë ulur lehtësisht ritmet muajt e fundit, eksporti në 11 muaj u rrit mbi 13% sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shqiptar të Statistikave. Sipas këtyre të dhënave, deri në fund të janarit ne eksportuam 251 miliardë lekë mallra. Tekstilet dhe këpucët vijojnë të kryesojnë me 43% të totalit të eksporteve. Ato udhëhoqen rritjen për këtë vit, krahas materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Instituti i statistikave tregon se tekstilet dhe këpucët e punuara pjesërisht apo plotësisht në vendin tonë, ishin 108 miliardë lekë. Siç edhe pritej, ndër produktet kryesore që kanë rënë në eksporte është ai i mineraleve dhe energjsë elektike. Me importe mbi 100 miliardë lekë energjia elektrike është produkti që ka thelluar më shumë deficitin tregtar për këtë vit. Deri në fund të nëntorit, eksportet e grupit të mallrave “minerale, lëndën djegëse” ranë  3%.

Edhe pse kanë ende peshë të ulët, në eksporte rritjen më të madhe e shënuan, pijet, ushqimet dhe duhani. Sipas INSTAT-it, u eksportuan 27 miliardë lekë, ose 18% më shumë se një vit më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0