Jaguar prezanton "Type 00" - I papërsëritshëm. I papritur. Dramatik. - Business Magazine Albania

Jaguar prezanton “Type 00” – I papërsëritshëm. I papritur. Dramatik.

Një manifestim fizik i padiskutueshëm, i papritur dhe dramatik nga Jaguar, ndërsa marka vazhdon transformimin e saj. Type 00 (shqiptohet “Type Zero Zero”) mishëron filozofinë krijuese të Jaguar-it, Ekzuberant Modernism (Modernizmi Ekzuberant), pas prezantimit të identitetit të saj të ri të markës.

Premiera botërore e konceptit vizionar të dizajnit gjatë Javës së Artit në Miami – ndërsa Florida e Jugut bëhet qendra e botës së artit për gjashtë ditë – tregon çfarë do të vijë nga Jaguar, teksa marka rikthen frymën origjinale të saj “Copy Nothing”, të themeluar nga Sir William Lyons.

“Magjia e Jaguar-it është shumë afër zemrës sime – një markë origjinale britanike e luksit, e pakrahasueshme në trashëgiminë, artin dhe magnetizmin e saj emocional. Kjo është Jaguar-i që po rikthejmë, dhe ne do të krijojmë të njëjtin sens habie që rrethoi modele ikonike si E-type. Rruga jonë tashmë ka nisur, e udhëhequr nga fryma jonë origjinale për të mos imituar askënd – dhe rezultatet do të jenë spektakolare.” Adrian Mardell-Drejtor Ekzekutiv, JLR.

Type 00 është manifestimi fizik i filozofisë së re krijuese të Jaguar-it – Modernizmi Ekzuberant.

Trashëgimia e Jaguar-it
Përdorimi i parashtesës “Type” lidhet me trashëgiminë e markës dhe modelet si pionieri E-type. Zeroja e parë i referohet emetimeve zero nga tubo shkarkimi. Zeroja e dytë përfaqëson statusin e tij si “makina zero” në linjën e re të Jaguar-it. Dizajni i saj vizionar sfidon konventat e automjeteve elektrike, me një kofano të gjatë, linjë çatie të lakuar, rrota aliazhi 23-inç, profil të shpejtë fastback dhe pjesën e pasme boat-tail për të krijuar një siluetë dramatike me sipërfaqe moderniste dhe të sofistikuara. Ky dizajn është mundësuar nga arkitektura unike dhe e dedikuar JEA (Jaguar Electrical Architecture).

Lexo edhe:Jaguar po ndryshon logon e saj ikonike!

Type 00 është një shprehje e pastër e filozofisë së re krijuese të Jaguar-it. Ka një prezencë të padiskutueshme. Ky është rezultati i një mendimi të guximshëm, të pakufizuar krijues dhe një vendosmërie të palëkundur. Është manifestimi ynë i parë fizik dhe gurthemel për një familje të re Jaguar-ësh që do të duken ndryshe nga çdo gjë që keni parë më parë. Një vizion që synon nivelin më të lartë të përpjekjes artistike.” Profesor Gerry McGovern OBE-Kryetar i Krijimtarisë, JLR

Filozofia e re krijuese  bazohet në tre karakteristika themelore dhe shprehet në çdo pjesë të markës dhe në çdo vend ku ajo shfaqet – e përfaqësuar si në një identitet të ri vizual artistik ashtu edhe në mënyrën se si ndërton marrëdhëniet me klientët e saj.

  • Ekzuberante. E gjallë, e pakufizuar dhe e guximshme. E tillë në automjetet që krijon dhe momentet që kuron.
  • Moderniste. E orientuar drejt së ardhmes, kurioze dhe e frymëzuar nga bota. Respekton të kaluarën, por nuk udhëhiqet prej saj.
  • Tërheqëse. Holistike, shqisore dhe e jashtëzakonshme. Krijon lidhje domethënëse me klientët.

Jaguar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0