Jaguar Land Rover synon të ndërtojë makina elektrike.
Land Rover do të punësojë 5,000 persona për të rritur ekspertizën e tij në teknologjinë autonome dhe elektrike.
Firma tha se do të punësohen 1,000 inxhinierë softueri dhe elektronikë, dhe 4,000 punëtorë nëpër sektorët e tjerë, duke përfshirë prodhimin.
Shumica e vendeve të punës do të jenë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rekrutimi do të fillojë në vitin e ardhshëm.
Prodhuesi i makinave, i cili zotërohet nga Tata Motors i Indisë, punëson më shumë se 40,000 njerëz në mbarë botën.
Kompania do të ndërtojë makinën e saj të parë elektrike, të quajtur I-PACE, në Austri.
Gjithsesi, ajo kërkon të bëj disa modele të tilla edhe në Britaninë e Madhe, nëse do të mbështetet dhe nga qeveria.
Jaguar Land Rover tregon se gjysma e të gjitha modeleve të reja në versionin elektrik do të jenë të disponueshme deri në fund të kësaj dekade, prandaj kompania po kërkon aftësi të reja në stafin e saj.
/BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto