Ja si të angazhoni punonjësit tuaj

Ja si të angazhoni punonjësit tuaj



Të entuziazmosh talentet për të punuar në ekipin tuaj nuk mund të ndalet pasi i keni marrë ata në punë.  Mbajtja e punonjësve tuaj të angazhuar dhe të ngazëllyer është më e rëndësishme sesa thjesht t’u kërkoni punonjësve t’i bashkohen ekipit tuaj.

Fatkeqësisht, shumë punëdhënës kanë mangësi kur bëhet fjalë për angazhimin e punonjësve. Një studim i kohëve të fundit nga Achievers, një platformë për njohjen e punonjësve, zbuloi se më pak se 1 në 5 punonjës (19%) e konsiderojnë veten “shumë të angazhuar”. U anketuan 1,154 punonjës nga organizata në të gjithë Amerikën e Veriut.

Lexo: 7 këndvështrimet e psikologjisë për rritjen e produktivitetit në punë

Kur punonjësit janë të shkëputur, ka më pak gjasa të jenë prodhues dhe në shumë raste, do të fillojnë të kërkojnë mundësi punësimi diku tjetër. Pra, si mund të sigurojë ekipi juaj që po drejtoni, angazhimin e punonjësve? Këtu janë disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni:

  1. Vendosni vlerat thelbësore:

Studimi zbuloi se kultura dhe vlerat thelbësore të një organizate janë faktori kryesor që ndikon në kënaqësinë e punonjësve. Por, shumë organizata gabojnë pasi thjeshtë lançojnë vlerat e tyre thelbësore, e varin listën e vlerave në mur dhe nuk bëjnë më tepër se aq. Nëse ndodh kështu, punonjësit nuk do të jenë të motivuar që të harmonizojnë punën e tyre me vlerat.

Për të rritur kënaqësinë dhe angazhimin e punonjësve, vendosni vlera thelbësore që do të rrënjosen në organizatën tuaj çdo ditë. Vlerat thelbësore gjithashtu tregojnë mënyrën sesi drejtojmë biznesin tonë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin dhe me klientët.

2. Vlerësoni punonjësit për punën e tyre:

Studimi zbuloi se një nga arsyet kryesore që punonjësit e paangazhuar po mendojnë të lënë punën e tyre aktuale është mungesa e vlerësimit. Në fakt, 82% e të anketuarve thanë se dëshirojnë të marrin më shumë vlerësime për punën.

Një tjetër vlerë është “arritja e rezultatit”. Një punonjës mund të vlerësohet për kohën shtesë të angazhimit në punë,  për zgjidhjen e problemeve ose ndihmën e dhënë një shoku.

  1. Jepuni mundësi punonjësve të rriten:

Një tjetër arsye kryesore që punonjësit humbasin angazhimin dhe fillojnë të kërkojnë punë diku tjetër, është sepse nuk shohin mundësi për avancim në karrierë. Në vend që të rrezikoni të humbisni punonjësit, mendoni se si të ndihmoni ekipin tuaj të rritet në karrierë.

Një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar punonjësit të përparojnë është ndërtimi i shtigjeve të përcaktuara të karrierës nëpër departamente. Për secilin punonjës, mund të zhvillohen objektiva të matshme, si shitjet, kontratat, etj, kështu që punonjësit e dinë se çfarë duhet të arrijnë për t’u rritur në karrierë.

Një mundësi tjetër për punëdhënësit është që t’u japin mundësi punonjësve të provojnë role të ndryshme në të gjithë organizatën.

Lexo: 50% e punonjësve nuk janë të kënaqur me punën e tyre!

Punonjësit e angazhuar mund të kontribuojnë pozitivisht në qëllimet e përgjithshme të kompanisë dhe të qëndrojnë me ekipin tuaj për një afat më të gjatë. Duke pasur një plan aktiv për t’i mbajtur punonjësit të angazhuar, ju mund ta vendosni organizatën tuaj në rrugën e  produktiviteti dhe përfitimit të vazhdueshëm.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0