Revista nr.35: Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra - Business Magazine Albania

Revista nr.35: Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35.

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një prej startupeve më premtuese shqiptare në vitin 2024. 

Një listë më të plotë me industritë ku startupet shqiptare po ndikojnë do ta gjeni në këtë edicion. Lexo/dëgjo çdo faqe dhe bëhu gati për ndryshime në botën tënde! 

Sipërmarrësit mund të operojnë në tregje të ndryshme, aktivizohen në fusha të ndryshme dhe koha e angazhimit të tyre në biznes ndryshon nga rasti në rast. Por të gjithë ato bashkohen në disa karakteristika të përbashkëta, siç janë vullneti, guximi për të ecur përpara apo tejkalimi i sfidave duke u përshtatur me zhvillimet e reja të tregut. Sipërmarrja është një shkollë e veçantë, e cila mësohet mbi të gjitha në praktikë. 

Abonohu dhe shkarko Revistën 35! 

 Në këtë këndvështrim, shfaqen sipërmarrëse të prezantuara që në kopertinën e revistës, në fushën e tregut imobiliar, apo edhe në turizëm. Ato i gjen në fushën e teknologjisë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Interesant është fakti se shumë prej tyre, e duan vendin e tyre të lindjes, duke zgjedhur të zhvillojnë biznes në Shqipëri, edhe nëse jetojnë jashtë, duke eksploruar gjithnjë mundësitë që vendi mund t’u ofrojë apo ata mund të sjellin këtu. 

Në këtë numër nuk mungojnë risitë në vijnë në fushën e teknologjisë në tregun global, si dhe nga startupet shqiptare që po lulëzojnë dhe po shfaqin potencial brenda dhe jashtë vendit. Një artikull përmbledhës nga mbrëmja e ICT Awards 12 do t’ju njohë me fituesit e këtij edicioni celebrues të talenteve tona nga mbarë trevat shqiptare. 

Për ty që po bëhesh gati për sezonin veror, intervistat e zhvilluara me disa sipërmarrës apo specialistë të sektorit e më gjerë, na tregojnë se zhvillimi i turizmit po jep ndikim pozitiv edhe në fushat të tjera të lidhura me të siç është tregu i pasurive të paluajtshme, biznesi i mjekësisë estetike

Le të urojmë së bashku për kohë të mira e të begata në këtë sezon!

Abonohu dhe shkarko Revistën 35! 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0