Ja si pozicionohet Shqipëria në projektet madhore, sipas raportit amerikan - Business Magazine Albania

Ja si pozicionohet Shqipëria në projektet madhore, sipas raportit amerikan


Këshilli Atlantik i Uashington DC ka hartuar një raport të detajuar mbi nevojat për gaz që ka Europa, si dhe konkurrencën që vjen nga linjat e interkonjeksionit të Rusisë dhe ato të SHBA-së. Ky raport është shkruar nga analisti dhe shefi i revistës “Natural Gas Word”, John Roberts. Në të jepen rekomandime dhe përcaktohen projektet specifike të cilat janë konsideruar nga BE-ja si “të interesit të përbashkët’, që sigurojnë transportin e volumeve të gazit mes detitt Balltik, Adriatik dhe Detit të Zi.

Një nga rekomandimet kyçe ishte dhe zhvillimi i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline) ku është angazhimi nga njëra anë i Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe nga ana tjetër i kompanisë azere Socar.

Ja-si-pozicionohet-Shqipëria-në-projektet-madhore-sipas-raportit-amerikan-business-mag

Ndërlidhja mes IAP dhe projektit TAP do të jetë pikërisht Shqipëria. Një tjetër rekomandim i dalë nga ky dokument i rëndësishëm është se plani i veprimit për ndërlidhjen për Europën Qendrore dhe asaj Jugore duhet të zbatohet tërësisht. Ky rekomandim kërkon financim të mëtejshëm dhe mbështetje diplomatike. Në total janë 7 projekte dhe vetëm njëri prej tyre është duke u realizuar dhe ky është gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline.

Gjashtë projektet e tjera janë: interkonjeksioni Greqi – Bullgari; interkonjeksioni Bullgari – Serbi; riforcimi i sistemit të brendshëm energjetik i Bullgarisë; përmirësimi i rrjetit të brendshëm të Rumanisë; ndërtimi i terminalit të gazit në Kroaci; ndërtimi i një sistemi ndërlidhës mes Kroacisë dhe Hungarisë.

Kësaj logjike i shërben edhe plani i Komisionit Europian për realizimin e 195 projekteve me interes të përbashkët, krijimi i faciliteteve ndihmëse me vlerë rreth 5.8 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës ‘ jo konkurruese”, si dhe zhvillimi i rrjetit TEN – T që përfshin zbatimin e projekteve në energji, transport dhe telekomunikacion.

Shqipëria, bën pjesë në projektet prioritare të Europës Juglindore, me projektin e TAP që pritet të transformojë të gjithë tregun e gazit. Raporti, ngre pyetjet se nga ku do të sigurohen fondet për realizimin e të gjithë kësaj super strategjie.

A mundet Komisioni Europian të sigurojë më shumë fonde? Ka shtete, përfshi këtu edhe Britaninë e Madhe e cila ka hedhur idenë se në projektet strategjike duhet të angazhohen edhe kompanitë private, të cilat do të duhet të sigurojnë edhe furnizimin. Por, kjo strategji do të duhet të kalojë në testim gjatë këtij dimri. Bashkimi Europian ka mobilizuar një fond të quajtur “Marguerite Fund” i cili do të mbështesë në mënyrë të veçantë sektorin privat. Në të do të angazhohen gjashtë insitucione financiare që do të kontribuojnë me rreth 100 milionë euro secila.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0