Ja shtetet ku mund të udhëtojnë shqiptarët

Ja shtetet ku mund të udhëtojnë shqiptarët

shqiptarët

Vendimmarrja personale e çdo shteti për të hapur ose jo kufijtë për udhëtarët e shteteve të tjera, ka krijuar një situatë të paqartë për sa i përket shteteve se ku mund të udhëtojnë qytetarët shqiptarë deri në 6 korrik.

Policia shqiptare njoftoi të hënën se cilat prej shteteve mund të vizitohen ose jo nga shqiptarët:

Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të karantinohen ose të kenë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.

Në Mal të Zi, shqiptarët lejohen të lëvizin vetëm nëse 48 orët e fundit kanë bërë një testim për Covid-19 dhe kanë rezultuar të painfektuar. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi.

Drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm ata qytetarë me pasaporta greke, leje pune dhe leje qëndrimi në Greqi, si dhe kamionët për transportimin e mallrave.

Në vendet e tjera të zonës Shengen, qytetarët shqiptarë ende nuk mund të udhëtojnë, përveç rasteve kur kanë leje qëndrimi.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejtë Turqisë, pa pasur nevojë të karantinohen ose të ketë bërë testin e Covid-19 ditët e fundit.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0