Ja sa pritet të shkojë çmimi i Bitcoin në vitet e ardhshme - Business Magazine Albania

Ja sa pritet të shkojë çmimi i Bitcoin në vitet e ardhshme


Parashikimi i bërë për çmimin e Bitcoin-it në raporton e ‘Saxo Bank’ me titullin “Parashikimet befasuese për 2017” ka dalë i saktë.

Tani, Kay Van-Peterse, strateg makro global i ‘Saxo Bank’ i cili ka bërë këtë parashikim, ka bërë një parashikim më të largët për çmimin e Bitcoin-it, kjo për dhjetë vite më vonë.

Ai ka thënë për CNBC se çmimi i Bitcoin ka potencial të kalojë vlerën prej 100 mijë $ në 10 vite. Kjo përkthehet në një rritje për më shumë se 3000% nga rekordi i tij më i lartë.

Bitcoin-ët vijnë në qarkullim përmes një procesi të quajtur minim i Bitcoin-it. Pasi të arrihet një numër minimi prej 21 milionëve, sipas protokollit të Bitcoin, nuk do të minohet më. Ky numër do të arrihet në vitin 2140.

Ndërsa 10 vite nga tani, qarkullimi i Bitcoin-it do të jetë rreth 17 milionë, prandaj edhe Van-Petersen ka dhënë parashikimin e tij se çmimi i një Bitcoin-i do të jetë 100 mijë dollarë.

Burimi: insajderi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0