Ja sa i çuditshëm do të jetë viti 2050, sipas ekspertit kryesor të inteligjencës artificiale në botë - Business Magazine Albania

Ja sa i çuditshëm do të jetë viti 2050, sipas ekspertit kryesor të inteligjencës artificiale në botë

Ja sa i çuditshëm do të jetë viti 2050, sipas ekspertit kryesor të inteligjencës artificiale në botë

Kur flitet për inteligjencën artificiale, askush nuk ka më shumë përvojë se Ray Kurzweil. Gjatë 61 viteve të tij në zhvillimin e AI, ai shpiku softuerin e parë komercial për njohjen e zërit me fjalor të gjerë, mori Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit në vitin 1999 nga Presidenti Bill Clinton dhe u përfshi në Hollin e Famës së Shpikësve Kombëtarë në vitin 2002.

Përveç arritjeve të tij praktike, Kurzweil ka një histori të gjatë të parashikimeve për teknologjitë e së ardhmes. Në vitin 2005, ai publikoi librin “The Singularity is Near”, ku parashikoi të ardhmen e AI-së, duke adresuar përparimet e shpejta të kompjuterëve dhe mënyrën se si njerëzit do të bëhen të varur nga teknologjia dhe AI. Për shumë, ky libër ishte frikshëm i saktë.

Por çfarë na pret në 20 vitet e ardhshme? Kurzweil i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje në librin e tij të ri “The Singularity is Nearer”, një koleksion parashikimesh për ndikimin edhe më të madh që AI do të ketë në jetët tona.

Një nga parashikimet kryesore të Kurzweil ka të bëjë me Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale (AGI). Ndërsa shumë AI aktualisht janë krijuar për detyra specifike, një AGI do të barazonte ose tejkalonte aftësitë njerëzore në një gamë të gjerë detyrash njohëse. Sipas Kurzweil, një AGI i aftë për këtë do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2029. Kurzweil shpjegon se “ekonomistët supozojnë se zhvillimi i këtyre teknologjive është linear – shkon 1, 2, 3, 4. Por në të vërtetë është më shumë si 1, 2, 4, 8. Kur diçka rritet me shpejtësi të tillë, përparimet duken sikur ndodhin papritur, njëra pas tjetrës.”

Një nga temat e mëdha të teknologjisë është synimi ambicioz për të mposhtur plakjen. Kurzweil beson se jemi pranë një pike ku mund të ngadalësojmë jo vetëm plakjen, por ta luftojmë atë plotësisht. “Ne do ta zgjidhim çështjen e plakjes në 5 deri në 10 vitet e ardhshme,” thotë ai. Deri në vitet 2029 deri 2035, unë besoj fuqimisht se do të arrijmë ‘shpejtësinë e arratisjes së jetëgjatësisë“

Një koncept disi kontrovers, shpejtësia e arratisjes së jetëgjatësisë sugjeron që njerëzit mund të jetojnë përgjithmonë duke zgjatur pritshmërinë e mbetur të jetës më shpejt sesa kalon koha. Për të arritur këtë, teknologjia do të duhet të përparojë në atë pikë sa të mund të arrijë ndërhyrje mjekësore të barabarta me jetën e jetuar – duke fituar në thelb një vit për çdo vit të humbur. Kjo teori është hipotetike dhe përballet me shumë pengesa. Plakja është një sistem shumë i komplikuar, i përbërë nga një sërë faktorësh brenda dhe jashtë trupit.

Megjithatë, njerëzit tashmë po jetojnë më gjatë se disa vite më parë. Me zgjerimet e shpejta në shëndetësi dhe teknologji, jetëgjatësia mesatare ka të ngjarë të rritet.

Lexo edhe: Ja si ndikon ndryshimi i klimës në trurin tuaj, sipas një neuroshkencëtari

“Kjo nuk garanton se do të jetosh përgjithmonë. Çdo 20-vjeçar mund të ketë komplikime dhe të vdesë nesër. Megjithatë, mundësia do të ulet. Kompanitë po krijojnë mushkëri dhe veshka artificiale, trajtimet janë shumë më të mira dhe kuptimi ynë për sëmundjet po përmirësohet,” thotë Kurzweil.

Në librat e tij, Kurzweil referohet shpesh tek “Singulariteti”, një pikë e ardhshme hipotetike ku rritja teknologjike bëhet e pakontrollueshme dhe e pakthyeshme. Kurzweil e vendos këtë moment në vitin 2045. “Në atë pikë, ne nuk do të kemi më kontroll mbi AI,” thotë ai. Kurzweil beson se do të bashkohemi me AI, duke krijuar një formë të re inteligjence. Ai parashikon që nanoteknologjia do të luajë një rol kyç në lidhjen e trurit të njeriut me kompjuterët, duke krijuar një ndërfaqe të pandërprerë mes tyre.

Kurzweil është optimist për të ardhmen, duke parashikuar që deri në vitin 2050, do të sfidojmë plakjen dhe do të bashkohemi me AI. Megjithëse këto ide janë ende të diskutueshme, një gjë është e sigurt: ai është i vendosur të na tregojë se çfarë mund të jetë e mundur.

 

 

 

 

 

 

 

 

sf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0