Ja pse këshilla e zakonshme për të kursyer para është e gabuar

Ja pse këshilla e zakonshme për të kursyer para është e gabuar


Nga Chris Reining, investitor dhe autor

Ju nuk e rrisni pasurinë tuaj duke kursyer para për raste urgjente.

Ne e dimë që shanset që diçka e keqe të ndodhë janë të ulëta. Por ne gjithashtu e dimë se mund të na kushtojë shtrenjtë nëse ndodh diçka e keqe. Kjo është arsyeja pse ne kursejmë para për raste urgjente. Por njerëzit e pasur nuk pasurohen duke ndjekur këtë logjikë. Ata investojnë.

Nëse do t’i investonit paratë në bursë, ku kthimi mesatar është 10 për qind për një periudhë 30-vjeçare, atëherë një investim i 25,000 eurove mund të rritet në 400,000 euro.

Kjo është një mënyrë logjike dhe racionale për të marrë vendime. E vetmja herë kur kisha një fond urgjence ishte kur kurseja para për të blerë një shtëpi. Isha i pafat në atë kohë.

Rreziku që do të ndodhë diçka e papritur është relativisht i ulët. Mundësia që ju të mund të fitoni shumë para duke investuar është relativisht e lartë. Sigurisht është joshëse të imagjinoni skenarin më të keq të mundshëm dhe atë që do t’ju kushtonte financiarisht, por të jem i sinqertë me ju: edhe nëse humbni punën tuaj, prapë mund t’i merrni paratë nga investimet tuaja.

Nuk do të thotë që ju duhet të ndiqni çdo këshillë që dëgjoni sa i përket financave tuaja, si për shembull, të lini mënjanë një shumë të caktuar parash. Përkundrazi, shtroni pyetjen nëse kjo ju përshtatet. Financat janë diçka shumë personale. Trajtojeni edhe ato në të njëjtën mënyrë.

Chris Reining doli në pension në moshën 37 vjeçare. Ju mund të lexoni më shumë rreth tij në faqen e tij të internetit chrisreining.com.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0