Për herë të parë, Tesla prezantoi sistemin e saj Autopilot në vitin 2018. Ndonëse përpjekjet e para datojnë vite më parë, Tesla mundi ta masivizojë këtë sistem.
Por, gjatë gjithë kohës sistemi Autopilot është shoqëruar nga replika, revolta, por edhe komplimenta. Akoma, është pak e vështrië që ta besojmë se jemi pak të rëndësishëm.
Debate ka patur edhe për faktin se ky sistem mund të krijojë papunësi … si shumë sisteme të tjera, të cilët përdorin inteligjencën artificiale. Kjo sepse mbase nevoja për shoferë do të shkojë drejt 0. Dhe shumë prej tyre, do të ngelin pa punë. Më të rrezikuarit janë shoferët e kamionit dhe taksistët, të cilët në një formë e kalojnë jetën në mjetet e tyre. E gjithë kjo duket tepër futuristike, por, nuk është edhe shumë vite larg. Gjithsesi, prezenca e një qënieje humane është e detyrueshme dhe e tillë do të jetë edhe për disa vite në vazhdim. Kjo, derisa teknologjia dhe robotët të mund t’i bëjnë vetë këto punë.
Vitet e fundit, shumë përmirësime të makinave, janë bërë vetëm me update. Njësoj, si update që i bëjmë celularit. E njëjta metodë, përdoret për të përditësuar sistemin Autopilot. Ky i fundit, edhe ndodhet në versionin Beta. I tillë, sepse ai nuk është ende gati të përballet me të gjitha situatat e mundshme.
Gazetarët e Edmunds, në një video të shkurtër, flasim pak më shumë për këtë.
https://www.youtube.com/watch?v=SWbM2XG9fUg