Ja për çfarë do të flasë Roger Edwards në AllWeb Albania 2019 (Video) - Business Magazine Albania

Ja për çfarë do të flasë Roger Edwards në AllWeb Albania 2019 (Video)


Roger Edwards, një nga folësit e konfirmuar të konferencës së Marketingut Dixhital, AllWeb Albania, ka qenë folës vitin e kaluar në AllWebMK në Shkup. Duke treguar për përvojën e tij ai tha për Business Mag se “AllWebMK ishte konferenca ime e preferuar e vitit 2018. Një prodhim i shkëlqyer me folës motivues dhe vend i mbushur me energji nga të ftuarit që ishin të lumtur të bashkëbisedonin gjatë konferencës”.

Por cila do të jetë tematika që do të flasë në AllWeb Albania 2019? Ai zbulon se do të flasë për “Fixing Broken Marketing.” Edhe pse tani marketingu është në dispozicion për shumë kompani falë teknologjisë dixhitale, ndonjëherë ai nuk është i përqëndruar sa duhet tek konsumatorët. Mund të jetë një “bombardim” i pafundëm i email-ve, reklamave dhe komunikimeve ndërhyrëse.

Për të mësuar më shumë rreth tematikave që Roger do të flasë shikoni videon më poshtë:

“Gjatë fjalimit tim unë do të tregoj tre mënyra për të rregulluar “broken marketing” dhe do t’ju jap disa ide se si kompanitë mund t’i mbajnë gjërat e thjeshta ndërsa ngjiten drejt suksesit.”

Lexo më shumë: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

Roger na dërgon edhe një mesazh të shkurtër për lexuesit tanë.

“Kam dëgjuar gjëra të bukura për Shqipërinë dhe Tiranën dhe mezi po pres që ta shoh qytetin dhe të takoj të ftuarit e AllWeb Albania. Do të jetë një konferencë e mahnitshme.”

Për të gjithë personat që janë pjesë e komunitetit të sipërmarrjes dhe të regjistruar në revistën Business Magazine Albania kemi ofertën speciale me vlerë 80€ nga çmimi standard prej 100€.

Oferta është e vlefshme deri më datë 25 Shtator!

Dërgo një email në info@businessmag.al dhe do të të informojmë si mund ta blesh biletën tënde!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0