Ja një aplikacion për testimin e cilësisë së ujit - Business Magazine Albania

Ja një aplikacion për testimin e cilësisë së ujit


Duke përdorur një pajisje të lëvizshme në formën e çelësave të makinës, mund të testohet cilësia e ujit.

Pajisja, e zhvilluar nga kompania  “Lishtot” në Jeruzalem, lejon analizimin e ujit që vjen nga rubineti, uji në shishe dhe uji i lumenjve dhe përrenjve. Në pak sekonda është e mundur të dihet nëse ka ndotës në ujë si plumbi, etj. apo pesticide.

Pajisja është e lidhur me një aplikacion që mban gjurmët e historisë së testimit, duke i lejuar përdoruesit të raportojnë probleme dhe të dhëna për çdo ndotje dhe gjithashtu të ngarkojnë video, imazhe dhe komente.

Lexo: “Një agronom në celular”, aplikacioni ndihmon fermerët të indentifikojnë sëmundjet

Izraelisot.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0