Ja e ardhmja e gjumit


Së shpejti, eksperienca e së fjeturit mund të ndryshojë krejtësisht. Ajo mund të mos jetë më me një krevat, por një sferë. Një sferë-smart. Smart-sferë?

Imagjino një sferë që automatikisht kontrollon temperaturën, zërin, dhe dritën, në mënyrë që ti të bësh një gjumë sa më të qetë dhe të relaksuar.

Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre duke fjetur, por disa hulumtues të gjumit mendojnë se ‘smart-sfera’ si ajo që përmëndëm më lart do t’a ulin numrin e orëve që ne flemë.

Këta hulumtues mendojnë se teknologjia do të evulojë aq shumë, sa njerëzit do të marrin ‘dremka-fuqizuese’, ose ‘power-naps’ në anglisht. Sipas tyre, çelësi i gjumit është tek fjetja sa më e mirë dhe më e rëndë, në kohën më të shkurtër.

Dave Samson, një hulumtues tek Duke University beson se kyçi i gjumit është ambienti ku ju flini, raporton TechSot.Al. Nëse ju përmirësoni ambientin ku flini, atëherë nuk do të keni nevojë për orë të gjata gjumi, gjë që bie në kundërshtim me atë që mendoheshe deri më sot, se një i rritur duhet të flejë 7-8 orë në ditë.

Për të mbështetur zbulimet e tij, Samson ka marrë si shëmbull majmunin. Sipas zbulimeve, njeriut i nevojitet rreth gjysma e gjumit që bën majmuni dhe shimpazeja. Samson thotë se majmunët flenë 14-17 orë në ditë, ndërsa shimpazetë 11.5 orë në ditë.

Kjo, sipas Samson, pasi njeriu ndaloi së fjeturi në pemë, dhe filloi të flinte afër zjarrit, dhe më vonë në krevat. Kështu që gjumi u bë më i rehatshëm, dhe gjithashtu iku frika nga grabitqarët. Tashmë ne flemë në gjumë më të thellë, dhe sipas TechSot.Al, teknologjia do të ndihmojë në evulimin e gjumit.

TechSot.Al raporton se deri në 2055-n, shumica e njerëzve do të flenë vetëm 5 orë gjumë në ditë. Ky ndryshim ka filluar ndjeshëm tashmë, dhe mund të shihet në shumicën e Amerikanëve, të cilët flenë një orë më pak, krahasuar me 40 vjet më përpara.

Por kjo është e frikshme, dhe për këtë ka folur dr. Raj Dasgupta, një ekspert nga Instituti i Etikës dhe Teknologjive të Reja. “Çdo doktor apo hulumtues që di çka flet do t’a konfirmojë që në të ardhmen do të flemë më pak,” ka thënë Dasgupta. “Orët e gjumit kanë qënë gjithmonë në ulje. Në të 70-tat gjumi zgjaste 7-8 orë, sot 6-7. Me pak matematikë zbulohet se në 40-50 vjet do të jetë 5-6 orë.”

“Dhe kjo më frikëson.” ka shtuar ai.

Ky ndryshim biologjik në ciklin e gjumit ka sigurisht ndikime negative. Dhe sipas Raj Dasgupta, këtë e sygjerojnë disa thënie rreth gjumit, të tipit: “Do flesh kur të vdesësh” dhe “Zogu i parë merr krimbin” (thënie angleze ‘the early bird catches the worm’). “Njerëzit po promovojnë idenë që të flemë sa më pak. Është për të ardhur keq. Sidomos kur gjumi ka të bëjë me humor dhe jetë më të mirë.’ ka përfunduar Dr. Dasgupta./TechSot.Al/

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale