Qytetarët dhe bizneset, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.
Sipas tatimeve, dokumentet e mëposhtme, do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.
Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike:
Qytetarët
Certifikatë familjare
Certifikatë personale
Certifikatë nga akti i martesës
Certifikatë nga akti i vdekjes
Certifikatë nga akti i lindjes
Karta e shëndetit
Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
Vërtetim si punëkërkues i papunë
Vërtetim pensioni
Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit
Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti
Lexoni: Ahmetaj: “Në janar edhe deklarata doganore e akciza online.”
Bizneset
Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
Vërtetim për pagesë detyrimesh
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
Ekstrakt i thjeshtë
Ekstrakt historik
Vërtetim për regjistrimin e investitorit
Certifikatë regjistrimi
Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto