Ja disa italianë që po bëjnë biznes në Shqipëri

Ja disa italianë që po bëjnë biznes në Shqipëri


Shqiptarët që po zhvillojnë biznese jashtë nuk janë të pakët, por ka edhe nga ata, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin e tyre të mundësive. Bëhet fjalë për Sarën dhe Vincenzon, që kanë biznesin e tyre të quajtuar “Vado in Albania” dhe Ambra Amaretti, e cila zotëron lokalin Love Italy” në Vlorë. Bizneset e tyre janë të ndryshme pasi njëri operon online dhe tjetri është biznes fizik. Më poshtë ju kujtojmë historitë e tyre dhe të bizneseve të tyre.

Sara dhe Vincenzo, dy të rinj italianë të apasionuar pas udhëtimeve kanë vënë në fokus të faqes së tyre “Vado in Albania “Shqipërinë. “Vado in Albania” ishte një ide e rastësishme e tyre. Ata kuptuan që në Itali nuk ka një informacion të duhur rreth Shqipërisë dhe menduan të bënin diçka ku të promovonin vendin tonë. Ky është fokusi i parë i “Vado in Albania”. Emri “Vado in Albania” (shkoj në Shqipëri) është si një deklaratë. Fillimisht ky biznes ishte vetëm në instagram e facebook por tani ka një faqe në web. Strategjia e tyre është të ofrojnë përmbajtje të përditshme cilësore, të japin informacione të dobishme, t’u përgjigjen  komenteve dhe të jenë gjithmonë në dispozicion të kërkesave të ndjekësve të tyre. Në të njëjtën kohë, kanë zhvilluar edhe një rrjet kontaktesh në Shqipëri.
Lexo:  Vado in Albania: Shqipëria përmes syve të italianëve

Ambra Amaretti, është një arkitekte-interior designe, por angazhimet e saj në Shqipëri nuk janë fokusuar në këtë drejtim. Do t’i duhej të njihte mirë shqipen që të komunikonte me klientët e saj. Ndaj zgjodhi të hapë një lokal, në mënyrën e saj. Një lokal që do të tërhiqte fillimisht komunitetin italian, më tej edhe shqiptarë. Vitin e kaluar administroi një lokal veror buzë detit në Radhimë ku tërhoqi komunitetin italian. Ambra ka shkuar edhe më afër detit, me po të njëjtën filozofi shërbimi. Kekët dhe ëmbëlsirat e freskëta, siç i bëjnë gratë italiane në shtëpi. Kjo e dallon në lokalin e saj “Love Italy” dhe po ashtu në bufenë e mëngjesit të shërbyer tek lokali provizor në breg të detit. me të ardhur në Shqipëri vendosi të bënte biznes e të jetonte këtu, më saktë në Vlorë.
Lexo:  Ambra Amaretti, sipërmarrësja 60 vjeçare plot energji në Vlor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0