Ja cili është vendi më i mirë për t'u vizituar në vitin 2019 sipas FEB

Ja cili është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2019 sipas FEB


Për të tretin vit me rradhë, Spanja është shpallur si vendi më i mirë për t’u vizituar sipas Forumit Ekonomik Botëror. Kjo vjen si rrjedhojë e bukurive dhe historisë që të ofron Spanja.

Barcelona dhe bazilika e saj La Sagrada Familia, muzeu i famshëm Prado dhe Kosta del Sol, plazhet e saj tërheqëse dhe klima e favorshme, janë disa nga arsyet që e bëjnë këtë vend si një nga më të preferuarit në gjithë globin. Në vendin e tretë u rendit Gjermania, e më tej Franca, Japonia dhe SHBA-ja.  Jemeni u rendit i fundit në listë, në vendin e 140-të.

10 vendet e para kanë mbetur kryesisht të pandryshuara nga renditja e vitit të kaluar, përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila kaloi nga vendi i pestë në të gjashtin. Italia ka kaluar në vendin e tetë, ndërsa Kanadaja në atë të nëntin. Përcaktimi i vendit më të mirë për t’u vizituar në vitin 2019, është bërë në bazë të disa kushteve të përcaktuara nga Forumi Ekonomik Botëror. Burimet natyrore dhe kulturore, infrastruktura rrugore dhe ajo ajrore, politikat kombëtare si dhe higjena, siguria dhe çmimet .

Lexo: Këto janë vendet më të shtrenjta dhe më të lira të Evropës

Austria kryeqyteti i së cilës u emërua “qyteti më i jetueshëm në botë” renditet në vendin e 11-të. Ajo kryesoi në kategorinë e “shëndetit dhe higjienës”.

Si vendet më të sigurta u renditën Finlanda, Islanda, Oman, ndërsa El Salvador, Nigeria dhe Jemeni u renditën si vendet më pak të sigurta në botë.

Sh.B.A kryesoi listën për burimet njerëzore dhe tregun e punës.

Kanadaja u rendit në vendin e parë për infrastrukturën e transportit ajror dhe Meksika për burimet natyrore.

10 vendet e para për t’u vizituar në vitin 2019, sipas Forumit Ekonomik Botëror:

  1. Spanja
  2. Franca
  3. Gjermania
  4. Japonia
  5. Shtetet e Bashkuara
  6. Mbretëria e Bashkuar
  7. Australia
  8. Italia
  9. Kanadaja
  10. Zvicra

Lexo:10 vende për t’u argëtuar me fëmijët në Tiranë

Ndërsa në fund të listës u renditën këto vende:

  1. Jemeni
  2. Cadi
  3. Liberia
  4. Burundi
  5. Republika Domenikane
  6. Mauritiana
  7. Angola
  8. Haiti
  9. Burkina Faso
  10. Sierra Leone

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0