Ja cili është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët! -

Ja cili është aplikacioni më i preferuar nga kriminelët!

Privatësia në Telegram është e sigurt, edhe kur bëhet fjalë për të kryer transaksione të paligjshme. Kjo është arsyeja se pse Telegram është shndërruar në dark web e ri – shkruan Financial Times.

Telegram është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorura në të gjithë botën, i cili frikëson edhe WhatsApp, që prej vitesh është kolosi i komunikimit mes përdoruesve.

Nëse elemente si teknologjia avangardë dhe siguria kanë ndikuar në suksesin e Telegram, për disa këto karakteristika e kanë shndërruar rrënjësisht qëllimin e platformës, duke marrë një drejtim të rrezikshëm.

Kjo tendencë, larg qëllimit të virtytshëm, konfirmohet nga një hetim i Financial Times, i kryer me ndihmën e shoqërisë së sigurisë kibernetike Cyberint. Shihet qartë – nga rezultatet që dolën – se Telegram po përdoret gjithnjë e më shumë nga kriminelët kibernetikë për të realizuar planet e tyre të paligjshme.

Në fakt, mburoja e privatësisë, e lindur për qëllime më të fisme, ka tërhequr vëmendjen e atyre që synojnë të fshehin aktivitetet e paligjshme, duke e zëvendësuar në vendin kryesor për të tilla veprime, me fjalë të tjera në dark web.

Telegram, përse kriminelët e preferojnë

Prania e kanaleve private dhe instrumenteve që lejojnë transferimin e file-ve me përmasa të mëdha, kanë bërë që aplikacioni të përdoret për dërgimin e bazave të të dhënave fryt i data breach. ose operacione të tjera të paligjshme. Mjafton të bëhesh pjesë e disa grupeve publike të specializuara në të tilla “shkëmbime” për të marrë të dhëna të konsiderueshme, vetëm duke dërguar shuma të mëdha parash.

Financial Times thekson gjithashtu se kohët e fundit është rritur edhe përdorimi i disa “fjalëve” tipike në gjuhën e piratëve informatikë. Ndër to përmendim “Email: pass” dhe “combo”, terma ah hoc që tregojnë kopjimin e kredencialeve (email dhe fjalëkalim) që përdoren në faqe me natyrë të ndryshme dhe të blera për t’u dhënë mundësinë keqbërësve për të hyrë në account-tet e faqeve dhe shërbimeve të të tjerëve.

Një postim i quajtur “Combo List Gaming HQ” ofronte 300 mijë email-e dhe fjalëkalime që thoshte se ishin të dobishëm për të hakimin e platformave të videolojërave si Minecraft, Origin apo Uplay. Një tjetër pretendonte se kishte 600 mijë login-e për përdoruesit e shërbimit të grupit rus në internet Yandex; të tjerë për Google dhe Yahoo.

“Kohët e fundit kemi parë një rritje me 100% të përdorimit të Telegram nga ana e kriminelëve informatikë” – tha Tal Samra, analiste i kërcënimeve informatike në Cyberint. “Shërbimi i koduar i mesazheve është gjithnjë e më i përhapur në mesin e aktorëve të kërcënimeve, që kryejnë aktivitete të paligjshme dhe shesin të dhëna të vjedhura – ndër të tjera, Telegram është më komod për t’u përdorur se dark web”.

Lexo edhe:6 Arsye pse duhet të keni një aplikacion për biznesin tuaj

Platforma tha se ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë dhe ka kapërcyer 1 miliard shkarkime në gusht – sipas të dhënave të Sensor Tower.

Por përdorimi i saj nga kriminelët kibernetikë mund të rrisë presionin te platforma me seli në Dubai për të forcuar kufizimet në përmbajtje, ndërkohë që planifikon një ofertë publike fillestare të ardhshme që synon të përfshijë reklamat në shërbimin e tij.

Telegrami është gjithashtu më i aksesueshëm, siguron funksionalitet më të mirë dhe në përgjithësi ka më pak gjasa të gjurmohet forcat e rendit kur krahasohet me forume e dark web, shtoi Samra.

Hakerët kanë më pak gjasa të përdorin WhatsApp si për arsye të privatësisë, por edhe sepse numrat e përdoruesve shfaqen në bisedat në grup, ndryshe nga Telegram, tha Cyberint. Aplikacioni i koduar Signal mbetet më i vogël dhe përdoret kryesisht për mesazhe më të përgjithshme në mesin e njerëzve që e njohin njëri-tjetrin dhe jo grupet në stilin e forumit.

Telegram tha në një deklaratë se “ka një politikë për eliminimin e të dhënave personale të ndara pa pëlqim”. Ai shtoi se çdo ditë, “forca gjithnjë e në rritje e moderatorëve profesionistë” eliminon më shumë se 10,000 komunitete publike për shkelje të kushteve të shërbimit pas sinjalizimeve të përdoruesve.

ft

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0