Ja cilët janë telefonat që mbajnë më shumë bateri - Business Magazine Albania

Ja cilët janë telefonat që mbajnë më shumë bateri


Një ndër anët më negative të telefonave është një bateri jetëshkurtër.

Zakonisht, një telefon mban një ditë të tërë, nëse përdoret në mënyrë të moderuar. Por nëse e përdorni gjatë gjithë kohës është e domosdshme që të mbani gjithnjë me vete karikuesin. Bateritë fillojnë dhe dobësohen me kalimin e kohës duke u bërë më jetëshkurtra.

Rënia e baterisë mund të jetë problematike, sidomos nëse telefoni ju duhet për punë apo biseda të rëndësishme, por edhe për ata që janë të apasionuar pas lojërave.

Për këtë arsye, portali mbi teknologjinë “CNET” sjell një listë me 6 prej telefonave me bateri jetëgjatë.

1. Motorola Moto Z Play – Mban 23 orë bateri.
2. Samsung Galaxy S7 Active (and S7 Edge and S7) – Bateria e tyre zgjat respektivisht mbi 21, 19 dhe 16 orë.
3. OnePlus 3T – Një telefon me proçesorë tepër të fuqishëm dhe bateria që zgjat mbi 16 orë.
4. LeEco LePro 3 – Bateria e tij zgjat 16.5 orë.
5. Huawei Mate 8 – Jetëgjatësia e baterisë së tij është 15 orë e gjysmë.
6. Samsung Galaxy J3 – Edhe bateria e këtij telefoni zgjat 15 orë e 40 minuta.

 

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0