Ja cilat janë masat dhe rregullat për këtë sezon turistik - Business Magazine Albania

Ja cilat janë masat dhe rregullat për këtë sezon turistik

Sezoni i verës ka filluar dhe njerëzit janë në pritje të rregullave që lidhen me pushimet verore brenda vendit si dhe udhëtimet turistike jashtë vendit.

Ministria e Turizmit ka miratuar protokollin e masave anti-COVID-19 që do të jenë në fuqi dhe të detyrueshme për t’u zbatuar për sezonin turistik për shkak të pandemisë.

Në protokollin e ministrisë së Turizmit për sezonin turistik kërkohet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit. Në vendim theksohet gjithashtu që në dispozicion të pushuesve duhet të jetë një dush për çdo 100 çadra.

Informimi i masave anti-Covid19 nga sipërmarrjet e aktiviteteve turistike

Çdo sipërmarrje turistike që lejohet të ushtrojë aktivitetin rekomadohet të adaptojë këtë protokoll dhe të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme dhe pranë korridoreve të kalimit të njerëzve, mbështetur me materiale të ndryshme promovuese dhe informuese që informojnë mbi masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid19.

Aty ku është e mundur të përdoren materiale promovuese të mirëkoordinuara në nivel kombëtar duke u mbështetur në mënyrë rigoroze dhe të njehsuara me udhëzimet e nxjerra për këtë qëllim nga institucionet qëndrore të Qeverisë Shqiptare.

Materialet promovuese, afishet dhe broshurat rekomandohet të publikohen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ose edhe në gjuhën e vizitorëve të sipërmarrjes turistike.

Stafi menaxhues i sipërmarrjeve të aktiviteteve turistike duhet t’i promovojë dhe rikujtojë këto masa stafeve të brendshme mbështetëse si dhe vizitorëve, mbi baza periodike, në formë dhe mënyrë të qartë, madje edhe kur konsiderohet se janë bërë trajnime dhe janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit Covid19.

Vlerësimi i zbatimit të masave

Rekomandohet që administratori i sipërmarrjes turistike ose një person i përcaktuar prej tij, të monitorojë procesin dhe stafin, lidhur me respektimin e masave të higjenës dhe distancës fizike, që duhen ndërmarrë për parandalimin e infeksionit Covid-19.

Trajtimi i Rasteve Simptomatike

Në rast se një person i pranishëm brenda strukturës akomoduese (vizitor, staf, etj.) ka ethe dhe simptoma të një infeksioni respirator (kollë e thatë, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje), ai duhet të njoftojë menjëherë administratorin/ ose personin e caktuar prej tij, i cili njofton menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe NJVKSH të njësisë vendore që i përket sipërmarrja turistike. Komunikimi duhet të bëhet mundësisht vetëm përmes telefonit.

Masat higjeno sanitare gjatë procesit të regjistrimit dhe shoqërimit të vizitorëve

  • Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19, në mënyrë që ata të mund të kryejnë detyrat e tyre të caktuara dhe të parandalojnë përhapjen e mundshme të infeksionit në strukturën akomoduese.
  • Recepsioni duhet të ketë në dispozicion numrat e telefonit të autoriteteve shëndetësore, (Urgjencën Kombëtare dhe shërbimin epidemiologjik të NJVKSH përkatëse) si dhe të afishojë masat anti-Covid19 në vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë.
  • Stafi i recepsionit duhet të mbajë pastër ambientin e tyre të punës dhe në fund të çdo ndërrimi turni të pastrojnë me kujdes tryezën dhe pajisjet (për shembull: telefon, tastierë, ekran me prekje, stilolapsa, lapsa etj). Për të lehtësuar performancën dhe efektivitetin e këtij operacioni, është e përshtatshme të hiqen të gjitha sendet jo thelbësore nga sipërfaqja e punës. Në recepsion duhet të ketë solucion dezifektant me përbërje alkooli 70-85%.
  • Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezifektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%.
  • Rekomandohet që nga sipërmarrja turistike të merren masa për të shmangur mbledhjet e shumë njerëzve në të njëjtin vend, si dhe për të zvogëluar në maksimum kohën e pritjes përgjatë procesit të regjistrimit. Kur është e mundur, të përdoret sistem elektronik për regjistrimin. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.
Lexoni: Ishulli i Sazanit, baza e famshme do të kthehet në qendër turistike

Masa të përgjithshme të pastrimit dhe lëvizjes

Rekomandohet pastrim i përsëritur i ambienteve.

Higjienizimi dhe larja e shpeshtë e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t’i keni larë duart me sapun dhe ujë, ju duhet t’i thani ato plotësisht. Xheli me përbërje alkoolike për higjienën e duarve duhet të përdoret në mënyrë periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

  • Maska dhe dezinfektues sipërfaqësor, mund të jenë në dispozicion për vizitorët kundrejt një marrëveshje paraprake mes sipërmarrjes dhe pushuesve/ vizitorëve.
  • Struktura akomoduese duhet të vendosë në holle, korridore dhe ambjente të jashtme kosha të pajisur me qese plastike për të hedhur mbetjet e mjeteve mbrojtese higjenike.
  • Rekomandohet të fillohet me ajrosjen natyrale të dhomës duke hapur dritaret nëse ka.
  • Pastrimi duhet të përfshijë të gjitha sipërfaqet siç janë tavolinat, krevatet, karriget, telefoni, telekomanda, dorezat e dyerve dhe panelet, si dhe çdo pajisje tjetër që konsiderohet se mund të jetë e prekur nga vizitori.
  • Sipërfaqet që mund të ndoten me sekrecione të frymëmarrjes ose lëngje të tjera të trupit të personit, psh tualeti, basenet e larjes së duarve dhe banjot duhet të pastrohen me solucion të rregullt dezinfektues që përmban 0.1% hipoklorit të natriumit dhe të lihen pa u shplarë me ujë për 10 minuta. Sipërfaqet duhen shpëlarë me ujë të pastër pas 10 minutash kontakti me klorin.
  • Kur përdorimi i klorit nuk është i përshtatshëm, p.sh. pajisje telefonike, telekomandë, doreza derë, butona në ashensor, etj, atëherë mund të përdoret alkooli 70%.
  • Kur është e mundur, të përdoren vetëm materiale pastrimi me një përdorim.
  • Të gjithë artikujt e përdorur me një përdorim (peshqir dore, doreza, maska,) duhet të vendosen në një enë me kapak dhe të hidhen sipas menaxhimit të mbeturinave të rrezikshme.
  • Nëse mini-bar është i pranishëm dhe aktiv në dhomë, në secilin ndryshim të vizitorit rekomandohet të pastrohen të gjitha sipërfaqet e mini-barit në mënyrë sistematike.
  • Dyshemetë pastrohen dhe sanitarizohen me produkte të përshtatshme.
  • Këshillohet të shmangni pajisjen e dhomave ose dhomave të tjera të strukturës me elemente arredimi që nuk janë objekte të pastrimit të përditshëm.

Higjena e përgjithshme

  • Dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie çdo dite.
  • Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues.
  • Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa herë në ditë.
  • Duart duhet të lahen pas çdo veprimtarie pastrimi.
  • Tualetet rekomandohen të lahen me ujë dhe dizinfektant. Ato duhet të jenë të pajisura me sapun të lëngshëm, peshqirë letre ose tharëse duarsh.
  • Dezinfektoni mjedisin me dezinfektues të holluar sipas rekomandimeve dhe standardeve të përcaktuara nga MSHMS. Lëreni për 15-30 minuta para se ta shpëlani me ujë dhe ta pastroni.

Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet zbatimit të masave të pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina, etj.) si një masë parandaluese e përgjithshme gjatë gjithë epidemisë COVID-19. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet objekteve që preken shpesh, siç janë tavolinat, karriget, enët prej porcelani, mbajtëset e kripës, piperit picetave, etj. të këtij lloji. Këto objekte duhet të pastrohen dhe dezinfektohen përpara nisjes së orarit të vaktit të ngrenies dhe / ose sa herë që duket e nevojshme.

Ventilimi

I referohet procesit të furnizimit dhe largimit të ajrit në ambjent, e cila mund të arrihet me mjete natyrore dhe mekanike. Filtrat rekomandohet të pastrohen rregullisht dhe të zevendësohen sipas manualeve teknike dhe udhëzimeve të prodhuesit. Dezinfektoni të gjitha sipërfaqet që konstatohen se kane rritje të mykut si rezultat i lagështires së tepërt. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha grilat mbrojtese të sistemit të ajrimit.

Përdorimi i ashensorëve

Përdorimi i ashensorëve duhet të jetë i tillë që të lejojë respektimin e distancës 1.5 metër. Distanca mund të reduktohet për njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje ose që ndajnë një dhomë. Në raste të tjera, nuk rekomandohet përdorimi në të njëjtën kohë, i ashensorit nga persona që nuk janë të të njëjtës familje. Butonat e ashensorit duhet të pastrohen periodikisht. Rekomandohet mbajtja e maskes ne mjediset e ashensorit.

Manuali për administrimin e Ushqimit dhe Pijeve

  • Kryeni larjen e duarve shpesh dhe sipas kërkesës.
  • Vishni maskë dhe doreza kur përgatisni ose përdorni ushqimin.
  • Shmangni pirjen e duhanit, ruani etiketen respiratore në ambientet ku përgatitet ose shërbëhet ushqim.
  • Ndalohet përgatitja ose prekja e ushqimeve, prekja e sipërfaqeve në kontakt me ushqimin pa patur doreza.
  • Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta
  • Ndalohet prekja e flokëve ose pjesëve të tjera të trupit pa doreza kur ndodheni brenda zonave të përgatitjes apo servirjes së ushqimit pasi mund të rezultojnë në ndotje të ushqimit.

Menaxhimi i sipërmarrjes turistike, duhet të promovojë sigurinë dhe higjienën e ushqimit për personat që përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin.

Manual për shërbimin e mishit

  • Ndani mishin e papjekur nga ushqimet e tjera
  • Ndani mishin e papërpunuar, shpendët, ushqimet e detit dhe vezët nga ushqime të tjeranë vendet e ruajtjes së përkohshme, kontejnerë ushqimore apo frigorifer.
  • Përdorni një dërrasë prerëse për produkte të freskëta dhe një të veçantë për mish të papjekur, shpendë dhe ushqime deti.
  • Asnjëherë mos vendosni ushqim të gatuar në një pjatë që keni vendosur më parë mish të papjekur, shpendë deti, ushqime deti ose vezë.
  • Mos përdorni përsëri salcat marinuese të përdorura një herë për ushqime të papërpunuara.

Higjiena e ushqimit në tërësi

  • Ushqimet duhet të furnizohen nga burimet te sigurta dhe të transferohet në zonat e magazinimit. Furnizuesit dhe marrësit në dorëzim duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
  • Parandaloni ndotjen e tërthortë midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të përgatitur për konsum duke përdorur një trajtim të veçantë për përgatitjen dhe për ruajtje. Ushqimi gjithashtu duhet të mbrohet siç duhet gjatë ruajtjes dhe servirjes për të parandaluar ndotjen me pajisje, vegla dhe personel pasi transferimi i baktereve nga një ushqim (zakonisht i papërpunuar) në një tjetër është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve infektive që vijnë nga ushqimi.
  • Ushqimi i përpunuar, rekomandohet të gatuhet mirë para konsumimit.
  • Rekomandohet që në ambientet e gatimit, ventilimi të jetë në nivel shumë të mirë.
  • Në ambientet e gatimit të ketë sapun të lëngshëm, dezinfektant dhe peshqirë letre për të mundesuar larjen e shpeshtë të duarve nga personeli që punon atje.
  • Siguroni kontenjerë të përshtatshëm të mbeturinave, të mbuluar dhe që duhen të pastrohen dy herë në ditë.
  • Sipërfaqet e kontaktit me ushqim të pajisjeve dhe veglave duhet të mirëmbahen siç duhet, të mbahen të pastra dhe të higjenizohen ndërmjet përdorimeve.
  • Sipërfaqet e kontaktit të pajisjeve duhet të mirëmbahen të pastra.

Shërbimet në stacionet e plazhit

  • Stafi që shërben pranë stacioneve të plazhit të ketë uniformë dalluese.
  • Shërbimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacionit të plazhit dhe të gjitha ambienteve të tjera të jetë ditor.
  • Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm cdo dite ne menyre periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.
  • Të gjitha aktivitetet si (bare, beach bare) duhet të jenë në përputhje me direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Këndi për fëmijë

Këndet e fëmijëve do të funksionojnë sipas rregullave të distancimit fizik dhe masave higjieno sanitare.

Zona e pishinës

  • Uji i pishinës duhet të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.
  • Duhet të largohen rregullisht papastërtitë e dukshme në sipërfaqe të ujit.
  • E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të pakten një herë në ditë, por dhe me shpesh nëse fluksi i klientëve është i lartë.
  • Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe çdo pishine të ketë të afishuar nivelin e klorit çdo ditë
  • Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget nëse nevojitet ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë dhe periodikisht.
  • Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre.
  • Punonjësi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse.
    • Të kryhet rregullisht mbas çdo seance pastrimi i saunës përpara se të fillojë seanca tjetër.
    • Të gjitha muret, dyshemetë duhet të mirëmbahen në një gjendje të pastër dhe duhet të pastrohen periodikisht

Rregulla për guidat dhe ekskursionet

Rekomandime për vizitat në muze, site kulturore, arkeologjike dhe Zona të Mbrojtura, për grupe të organizuara, familje apo individë:

  • Rekomandohet ruajtja e distancave fizike dhe higjenës personale, sipas udhëzimeve të MSHMS.
  • Në muze, site kulturore, arkeologjike dhe Zona të Mbrojtura vendosen kosha të posaçëm për depozitimin e mbetjeve anti-covid
  • Në fillim të çdo udhëtimi guida turistike rekomandohet të japë informacionin e nevojshëm turistëve për ruajtjen e distancës fizike dhe higjenës sipas udhëzimeve të MSHMS.

/abcnews

Lexo këtu protokollin e plotë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0