Mallra këto të cilat janë porositur nga bizneset e mëdha në qytetet e Elbasanit, Tiranës, Fierit etj.
Nga Qendra e Informacionit dhe Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sasia e melaminës dhe xhamave që mbërrijnë në rrugë detare është rritur me 22%, ndërsa ajo e xhamave është rritur me 2.5 herë.
Në periudhën janar-prill 2017 në portin e Durrësit janë shkarkuar 13 anije me melaminë dhe më shumë lundrime drejt portit më të madh të vendit kanë kryer anijet “Korale”, “Vela”, “Dante A”, Tera”, etj.
Ndërkaq në të njëjtën periudhë janë shkarkuar edhe tri anije me xhama.
burimi: mapo