Ja cilat janë idetë fituese në StartUp 3,  “The Steps for Creating a Successful Business” - Business Magazine Albania

Ja cilat janë idetë fituese në StartUp 3,  “The Steps for Creating a Successful Business”


Për të tretin vit radhazi, të rinjtë studentë patën mundësi të prezantojnë idetë e tyre të biznesit para një jurie dhe fituesit të mbështeteshin nga sipërmarrës dhe ekspertë. Businessmag.al në mbështetje të bizneseve të reja dhe partner mbështetës i këtij eventi, sjell risitë dhe fituesit përmes një interviste të zhvilluar me organizatoren Armira Lazaj.

Mund të na thoni se cilat ishin risitë që solli ky event për pjesëmarrësit që kishin ide biznesi?

Një nga risitë e edicionit të tretë, ishin sipërmarrjet më prestigjize që operojnë në industrinë e tyre që mundësuan vënien në jetë të disa sipërmarrjeve konkrete si dhe mundësuan punësimin e disa të rinjve. Ky event është një urë lidhëse midis sipërmarrësve, personaliteteve nga media dhe bota akademike, ku pjesëmarrësve u ofrohet një oaz mundësish. Fituesi i këtij edicioni do të jetë në panelin e jurisë së vlerësimit të ideve në edicionin pasardhës, një traditë e jona kjo.

Sa ishte numri i personave që aplikuan dhe cilat ishin ato ide/projekte biznesi që u dalluan nga të tjerët? 

Aplikimet ishin të shumta, por u përzgjodhën 13 idetë më inivatore dhe me prespektivë të aplikueshme në Shqipëri. 60 të rinj të apasionuar pas sipërmarrjes u bënë pjesë e aktivitetit tre ditor, trajnimi-mentorim-konkurim.

Kush janë fituesit e këtij eventi dhe cilat ishin idetë e tyre?

Fitues janë të gjithë. Pasioni dhe vullneti që kanë për të vënë në jetë ëndrrën e tyre përcolli vërtetë emocione. Ideja e parë fituese është AstroTour. Ajo do të operojë në fushën e turizmit, me ideues një mësues matematike-fizike, z. Albert Kaleci. Në vendin e dytë “Sapientify”, me ideues znj. Aleksandra Ngjeliu, experte e gjuhës angleze. Në vendin e tretë është “Kafe Ina” nga studentja ekselente Ardelina Marticanaj e Tirana Business University (Një falenderim i veçantë shkon për këtë Universitet që për të tretin vit radhazi na ka hapur dyert për zhvillimin e eventit). Së fundi, dy studentë të talentuar me idenë “Tirana Card” , Florian Snalla dhe Igli Muçaj, morën direkt oferta punësimi dhe praktikë profesionale nga partnerët tanë.

Cilat janë çmimet që ndatë për fituesit? Si i mbështet ky event për të nisur biznesin?

Vendi i parë fitoi çmimin prej 100.000 lekë të mundësuar nga AGNA GROUP , CLASS BY ALKETA VEJSIU, KOMITETI KAFE MUZEUM. Për vendin e parë do të mundësohet paketë e plotë brandimi nga MAD BAZAR me vlerë 300.000 lekë.  Ideja e dytë fitoi mundësinë e një marketingu me vlerë 100.000 lekë nga CLASS BY AV dhe paketë e plotë brandimi nga MAD BAZAR me vlerë 300.000 lekë. Për idenë e tretë do të ketë një surprizë së shpejti. Shpresojmë të kemi me ju një intervistë të dytë me Ardelinën dhe personat që do t’i bëjnë surprizën….. Sa për idenë e katërt, u ofrua mundësi praktike me prespektivë punësimi nga departamenti i Inovacionit dhe Kërkim-Zhvillimit i AGNA GROUP si dhe mundësi punësimi direkt nga znj Alketa Vejsiu për shitje online për Class By AV.

Pas kësaj eksperience, a mendoni se rinia jonë ka ide inovative biznesi për të konkuruar në treg?

Rinia jonë zotëron vision dhe kreativitet mbresëlënës. Sfidat që u paraqiten janë të mëdha, por mjafton një dorë që t’u japë mbështetjen e parë që të vënë në jetë ëndrrën e tyre!

StartUp 3

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0