Ja cilat janë gjërat që e çojnë karrierën tuaj drejt shkatërrimit

Ja cilat janë gjërat që e çojnë karrierën tuaj drejt shkatërrimit


Gabimet e pa qëllimshme, shpesh mund të vrasin karrierën e njerëzve të mirë. Shumë e vrasin karrierën e tyre në mënyra delikate.

Një studim nga VitalSmarts, zbuloi se 83% e njerëzve kishin parë dikë që bënte një gabim që kishte rezultate katastrofike për karrierën, reputacionin apo biznesin e tyre dhe 69% pranonin se dhe vetë kishin bërë diçka që kishte dëmtuar karrierën e tyre.  31% thanë se u ka kushtuar atyre një promovim, apo edhe një punë. 27% thanë se dëmtuan një marrëdhënie pune, 11% thanë se shkatërroi reputacionin e tyre.

Këto numra tregojnë se sa mund ta dëmtojë pakujdesia karrierën tuaj. Me kalimin e kohës gjërat e vogla mund të dëmtojnë karrierën tuaj po aq sa një gabim i madh në gjykim. Lajmi i mirë është se nëse  qëndroni të vetëdijshëm për to, mund t’i kontrolloni këto gabime para se të vijnë tek ju dhe të shkatërrojnë karrierën tuaj.

Politika e lojës

Të punuarit shumë për të ndërtuar marrëdhënie të forta pune është shumë e ndryshme nga nxitja e konfliktit, zgjedhja e palëve, përhapja e thashethemeve. Të gjitha këto bien nën ombrellën e “politika e lojës”. Nëse e gjen veten të fshehur pas disa skenave, këtu është dora e politikës. Kështu që ruani strategjitë për të cilat do jeni krenarë kur t’i diskutoni para kolegëve tuaj.

Premtoni shumë dhe dorëzoni pak
Është joshëse t’u premtoni “hënën” kolegëve dhe klientëve tuaj, veçanërisht kur jeni i sinqertë dhe punëtor dhe besoni se mund të bëni diçka për ta. Nëse premton të bësh diçka të shpejtë e do të humbasësh afatin, ka gjasa që të mendosh se ke bërë një punë të mirë.

Kur i premtoni diçka dikujt, ai nuk pret asgjë më pak. Perceptimi nuk kamë shumë rëndësi se realiteti. Jini realist në lidhje me rezultatet që mund të jepni, në mënyrë që të jeni të sigurt se do të krijoni pritshmëri për të tjerët.

Lexo: A mund të marrim vendime të mëdha për karrierën tonë bazuar në astrologji?

Vetëkënaqësia

Prej sa kohësh keni mësuar në mënyrë proaktive një aftësi të re, keni rritur kontaktet tuaja të rrjetëzimit, ose keni bërë një jetë të mirë? Nëse nuk e mbani mend do të thotë që jeni të vetëkënaqur. Dhe vetëkënaqësia është një vrasës i vërtetë i karrierës. Nëse jeni gjithmonë shumë i zënë për të mësuar diçka të re ose për të zgjeruar rrjetin tuaj, do të thotë që prioritetet tuaja tashmë janë ngatëruar. Nëse i bën përparimin dhe zhvillimin të vazhdueshëm, do të jeni gati për çdo gjë që vjen në rrugën tuaj.

Frika nga ndryshimi

Frika e ndryshimit është binjakja e keqe e vetëkënaqësisë. Ajo punon në mënyrë aktive për t’i mbajtur gjërat të njëjta. Madje shumë mund të mendojnë se gjërat po zhvillohen gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Në një anketë, 91% e të anketuarve thanë se punonjësit më të suksesshëm janë ata që mund të përshtaten në vendin e punës që ndryshon.

Ndryshimi është një pjesë konstante e jetës sonë, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Nuk ka rëndësi nëse mendoni se gjërat duhet të ndryshojnë ose nëse preferoni mënyrat e vjetra. Ju nuk duhet të mësoni ta doni atë, por ju duhet të mësoni t’i rezistoni dhe të filloni të përshtateni me të.

Egoizmi
A keni punuar ndonjëherë me dikë që ka një varg suksesesh dhe fillon të mendojë se ata janë mbizotëruesit? Suksesi është i madh. Kjo sigurisht që rrit karrierën tuaj dhe është diçka që të bën të ndihesh mirë. Madje filloni të bëni plane për suksesin tuaj. Egoizmi mund të çojë në një dështim të dhimbshëm.

Inteligjenca e ulët emocionale
Mërzia dhe inati gjithmonë do t’ju tregojnë keq para kolegëve apo klientëve. Nesë do të ndikoheni edhe ju do të përjetoni një situatë të tillë. E gjithë kjo tregon një mungesë të inteligjencës emocionale. Kjo lloj mungese do ta dëmtojë seriozisht karrierën tuaj.

Servilizmi ndaj shefit për mbështetje
Disa njerëz përulen deri te shefi i tyre dhe e quajnë atë të menaxhueshëm. Ju doni të forconi marrëdhënien tuaj me shefin, por duke minuar kolegët tuaj. Ky është dallimi kryesor.

Një marrëdhënie shef-punonjës duhet të bazohet në autenticitet. Nuk ka zëvendësues të meritave.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0