Ja cilat janë 20 startupet e financuara nga Challenge Fund - Business Magazine Albania

Ja cilat janë 20 startupet e financuara nga Challenge Fund

Challenge Fund

Më datë 30 prill u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Challenge Fund | EU4Innovation, e cila shënoi përzgjedhjen e 20 startupeve më të spikatura nga një grup prej 247 aplikantësh.

Çdo fitues mori një financim që varionte nga 10,000 deri në 30,000 euro, duke theksuar kështu idetë inovative dhe frymën sipërmarrëse që ndriçojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur në Shqipëri.

Ceremonia u nderua me praninë e disa mysafirëve specialë dhe folësve kyç, përfshirë Z. Silvio Gonzato, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe znj. Petra Burcher, Kryesuese e Bashkëpunimit Zhvillimor në Ambasadën Suedeze në Tiranë. Të gjithë ata u përgjigjën me fjalime frymëzuese dhe iu dorëzuan çertifikatat fituesve.

Fituesit janë përkatësisht si më poshtë:

Albaponik
Almanart
Alpine Bees
BIOLIVE
Chocolab Albania
Crystal Team
CyberMorfosis
Doll’App
DOR ARTA HANDMADE
Ekofungi
Foresta
Frymëmarrje
GreenBot – The Eco Friendly Educational Robot
Heritage Personalized Explorer
LIST ALBANIA SHPK
Medapp
Patoko
Pigi
Rinora
SKAITECH

Ky aktivitet jo vetëm që thekson rëndësinë e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, por gjithashtu synon të krijojë një platformë mbështetëse për zhvillimin e ideve të reja dhe të qëndrueshme në treg.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0