Ja çfarë duhet të bëni nëse po planifikoni të udhëtoni në Francë, Zvicër, Spanjë e Suedi - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të bëni nëse po planifikoni të udhëtoni në Francë, Zvicër, Spanjë e Suedi

udhëtoni

Për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Ata që udhëtojnë për në Spanjë:

Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.

Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.

Në aeroportin e mbërritjes:

Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.

Ndërkohë mbeten në fuqi:

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create (individ)
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)

Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.

Udhëtim për në Suedi:

Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit.

Lexoni: Nëse po udhëtoni nga aeroporti “Nënë Tereza” duhet të paraqiteni 3 orë para. Ja cilat janë arsyet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0