Ja 13 vërtetime që do të lëshohen vetëm online nga 1 Janari 2020 - Business Magazine Albania

Ja 13 vërtetime që do të lëshohen vetëm online nga 1 Janari 2020


Shërbimi Online për pajisjen me dokumentacione zyrtare është theksuar ndjeshëm këtë vit, por prej vitit të ardhshëm, sipas përcaktimit të Ministrisë së Drejtësisë, 13 shërbime do t’i merrni vetëm online.

Këtu futen të gjitha dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike. Ato do të ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik.

Ato janë: Aplikim për ekspertë gjykate, vërtetim për ekspert gjykate, vlerësim i ekspertëve në gjykata, që janë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve përmes E-Albania do të sigurohet vërtetim hyrje-dalje nga burgu, vërtetim i periudhës së burgut, vërtetim i gjendjes gjyqësorë.

Lexo: Jo më sportele, për 26 dokumente merrni vërtetim online

Agjencia e Trajtimit të Pronave, do të sigurohen online: ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP-së dhe aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit, aplikim për licencimin e administratorëve të falimentit dhe aplikim për rinovimin e licencës së administratorëve të falimentit.

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore
QBZ, shitjet online të botimeve të QBZ dhe abonimet vjetore për botimet e QBZ do të sigurohen nga faqja online e Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0