J.K. Rowling thotë se 1 vendim i ndan njerëzit që arrijnë sukses nga ata që vetëm ëndërrojnë

J.K. Rowling thotë se 1 vendim i ndan njerëzit që arrijnë sukses nga ata që vetëm ëndërrojnë


Përpara se të bëhej J.K Rowling, Joanne Rowling ishte një nënë e re e papunë. Ajo aplikoi për përfitime sociale për të ndihmuar në kujdesin e vajzës së saj 1-vjeçare. Ajo ishte në depresion dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Ajo e konsideronte veten me fjalë të thjeshta “e varfër në Britaninë e Madhe, por jo e pastrehë.”

Rowling më pas ktheu kokën tek e shkuara e saj duke thënë se, “ky ishte dështimi më i madh që mund të kem parë.”

Gjatë të njëjtës kohë, ajo përfundoi novelën e saj të parë. E nisi tek botues të ndryshëm. Dymbëdhjetë e refuzuan atë. Por botuesi i trembëdhjetë e vlerësoi dhe pranoi publikimin.

Ky ishte një moment i artë për Rowling.

Dhe sot mbi 500 milionë kopje të volumeve të Harry Potter janë shitur, duke u bërë dhe librat më të shitur të të gjitha kohërave. Filmat e Harry Potter aktualisht janë seritë me fitimet më të mëdha ndonjëherë.

Dhe J.K. Rowling është autorja e parë që fiton më shumë se 1 miliard dollarë. Vetëm këtë vit ajo fitoi rreth 54 milionë dollarë nga libra, filma dhe prodhime skenike.

Çfarë vendimi mori ajo që i ndryshoi jetën?

Sipas Rowling: “Unë ndalova së pretenduari se unë isha ndryshe nga ajo që isha dhe fillova të drejtoj gjithë energjinë time për të përfunduar punën e vetme që kishte rëndësi. Sikur të kisha sukses në ndonjë gjë tjetër, unë kurrë nuk do të kisha gjetur vendosmërinë për të pasur sukses në një fushë ku me të vërtetë i përkisja.

” Isha e lirë, sepse frika ime më e madhe kishte kaluar, isha ende gjallë dhe kisha akoma një vajzë që e adhuroja. Kisha një makinë shkrimi të vjetër dhe një ide të madhe. Dhe kështu humnera para syve të mi u bë një themel i fortë, në të cilin rindërtova jetën time”.

Suksesi nuk parashikohet kurrë.

Nëse jeni të gatshëm të punoni shumë, këmbëngulni dhe guxoni për veten tuaj, kush jeni është më se e mjaftueshme. Edhe nëse nuk keni ndonjë avantazh ekstrem. Edhe në qoftë se ju mendoni se nuk keni asgjë tek vetja. Ju nuk duhet të prisni – të pranoheni, të promovoheni, të përzgjidheni, në një farë mënyre të “zbuloheni”.

Jo më!

Mundësitë janë të pakufizuara; mund të lidheni me pothuajse të gjithë përmes mediave sociale. Mund të filloni biznesin tuaj. Publikoni punën tuaj. Shpërndani muzikën tuaj. Krijoni produktet tuaja. Tërhiqni financimet tuaja.

Ju mund të bëni pothuajse çdo gjë që dëshironi dhe nuk keni më nevojë të prisni që dikush tjetër të zbulojë talentet tuaja.

E vetmja gjë që ju mban mbrapa është vetja…dhe vullneti për të provuar.

Edhe nëse nuk mund të bëheni J.K. Rowling, është në rregull.

Mund të jeni i pari ju.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0