Italia kërkon 70 mijë punëtorë sezonalë. Thirrja vlen edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut - Business Magazine Albania

Italia kërkon 70 mijë punëtorë sezonalë. Thirrja vlen edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

punëtorë sezonalë

Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e kërkesës për krah pune që ka aktualisht ekonomia italiane. Qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

“I përgjigjemi kërkesës së industrisë italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti fluksi emigrantësh.

“U japim mundësi, tha ai, rreth 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.

Emigrantët e rinj që pranohen të punësohen brenda kësaj kuote duhet të jenë nga vende; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Tunizi, Ukraninë, Bangaldesh, Bosnjë, Bregu i Fildishtë, Egjipt. Marok, Indi, Gambia, Mal i Zi, Moldavi, Etiopi, Mali, Sri Lanka, Senegal, Algeri, Nigeria etj.

Kuotat e parashikuara për punësim janë 69 700 emigrantë.

Kërkohen 42 mijë punëtorë për bujqësi e turizëm- hoteleri, nga të cilat 14 mijë punëtorë vetëm për sektorin e bujqësisë.

Kuotat e tjera janë parashikuar për sektorin e ndërtimit e autotransport të mallrave.

Dekreti i fluksit parashikon dhe konvertimin e rreth 2000 leje qëndrimi për studim, stazh e formim profesional në leje qëndrimi punësimi, e të 4400 leje qëndrimi për punësim sezonal në leje qëndrimi punësim i rregullt me afat të gjatë kohorë.

Dekreti i fluksit do të ketë një “click Day” i parashikuar në orën 9.00 një ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare e do të pranohen kërkesat dëguar brenda dy muajve nga data e publikimit me prioritet renditjen kronologjike të aplikuesve.

Shpërndarja territoriale e kuotave të nevojshme për punësimin e emigrantëve të rinj do të përcaktohet nga Inspektoriati i punës së rajoneve e provincave italiane.

Për hartimin e këtij dekreti kanë punuar dy ministrite E Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Ministria e Brendshme e gjatë prezantimit të tij, Kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se gjatë vitit 2022 është parashikuar një tjetër dekret fluksi për emigrantët e vendeve ekstra komunitare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0